U lëshua në përdorim xhami e katërt në Haraçinë

11111 Shkup, 13 qershor 2014 – Para një numri të madh të qytetarëve, u bë inaugurimi i xhamisë së re në Haraçinë. Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së “ NEDA “, përveç kreut të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, myftive të BFI-së, kryetarit të komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, në këtë solemnitet morën myftiu I Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Myftiu I Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiu I Shtipit Isa ef. Ismaili, Dekani I FSHI-së, Dr. Fahrudin Ebibi, Drejtori I Agjencionit për Hallall Standardin, Abaz Islami, etj.

Muftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani përshendeti mysafirët dhe falënderoj xhematin e kësaj xhamie duke potencuar se xhamitë janë vepra kapitale të myslimanëve. Kjo është xhamia e katër , ndërsa xhamia e pestë e këtij fshati do të lëshohet në përdorim për një periudhë të shkurtër. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Ef. Rexhepi, në fjalën e tij të rastit përshëndeti myftitë, kryetarin e komunës dhe mbarë xhematin. “ Xhaminë që po e inaugurojmë sot është dëshmi se edhe një tempull i shenjtë po shtohet në mesin tonë. Xhamia e rradhës që është e pesta e këtij fshati është ekuivalente me pesë shtyllat e Islamit. Edhe pse e dijmë se dora e zullumqarëve tentoi me mish e shpirtë të rrënoj xhamitë e këtyre anëve përsëri nuk patën mundësi, pasi që rezja e Islamit është e fort dhe nuk shuhet aq lehtë.” Ai mes tjerash potencoi edhe ajetin Kuranor se: “ Xhami ndërtojnë dhe meremetojnë, ngritin vetëm ata që kanë bindje të paluhatur në Allahun Fuqpilotë”, andaj besimtarët e vërtet janë ata që për hirë të Allahut ndërtojnë shtëpi të Zotit. Muhamedi a.s me të arritur në Medini themeloi, ngriti xhaminë që lunate rolin e qendrës Islame, të vëndimmarrjes, këshillit të përgjithshëm, edukimit dhe arsimimit të shoqërisë muslimane. Duke e përmbyllur fjalimin e tij mes tjerash tha: Haraçina është symbol i rezistëncës dhe ashtu do të njihet”- ka thënë Rexhepi. Kryetari i Komunës së Haraçinës në fjalën përshëndetëse të tij ka theksuar se Komuna që drejton ai është në shërbim të plotë të qytetarëve për nga aspekti i realizimit të gjitha kërkesave të xhamisë në nivel lokal.

Comments are closed.