U inagurua xhamia “Salihin” në Kërçovë

Më datë 01.11.2015 Muftinia e Kërçovës mbajti manifestim fetar me rastin e hapjes së Xhamisë “Salihin” në fshatin Mahmude.

Në këtë manifestim morën pjesë sekretari ipërgjithshëm i BFI-së h. Irsal ef Jakupi, muftiu i Tetoves dr. Qani ef. Nesimi, muftiu i Kërçovës h. Murat ef Huseini, kryetari i Komunës së Kërçës z. Fatmir Dehari, musafir si dhe xhematlinj të fshatrave përreth.

Manifestimi filloi me ashere e interpretuar nga  hafiz Xhemail Nuhiu, më pasë të pranishmëve ju drejtua kryetari i këshillit nismëtar  z. Abdullah Aliu i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamië.

Po ashtu të pranishmëve ju drejtua me fjalë përshëndetëse muftiu i Kërçovës h. Murat ef Huseini, i cili mes tjerash potencoi thënien e Muhammedit a.s se njeriu i cili është dorëdhënë (xhumert) është më afër Allahut xh.sh dhe njerëzve.

Ndërsa fjalën e rasti në emër të Kryetarit të BFI-së e mbajti  muftiu i Tetovës dr. Qani ef Nesimi i cili përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetartit të BFI-së duke ju uruar këtë xhami. Mufti dr Qani Nesimi vëndoi theks të vaçantë ajetit kuranor ku Allahut xh.sh thotë: “ Me të vërtet shtëpia e parë e ndërtuar në tokë është Qabja” duke u ndalur në koment të këtij ajeti ai potencoi rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën dhe rolin që do të luaj në të ardhmën. Fjalimin e tij Muftiu e përfundoi duke  e lutur Allahun që gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e kësaj xhamie të jenë pjesë e hadithit të Muhammedit a.s i cili ka thënë: “ Ai i cili ndërton xhami, All-llahu xh.sh. për te do të ndërton një shtëpi në xhennet “.

Duan e hapjes së kësaj xhamie e bëri Sekretari i Përgjithshëm h. Irsal ef Jakupi.

12207881_1184618618232541_1686399004_n kercove kkk

Comments are closed.