U hodhë gurëthemeli i xhamisë së fshatit Llokë

Këto ditë, në fshatit Llokë të komunës së Sarajit u hodhë gurëthemeli i xhamisë, ku të pranishëm ishin strukturat më të larta të BFI-së në krye me kryetarin e BFI-së h. Sulejman ef Rexhepi, sekretari i Përgjithshëm i BFI-së,të gjithë Muftitë të muftinive të vendit, drejtori i Medreses së Isa Beut, kryetari i Komunës së Sarajit dhe një numër i madhë i mysafirve dhe bashkëfshatarve.

Program filloi me një ashere të kënduar nga nxënësi i Medreses së Isa Beut Jasin Abdullahi, kurse më pas fjalë përshëndetëse pati kryetari i këshillit iniciativ për ndërtimin e xhamisë z. Qenan Abdullahu i cili shprehi kënaqësi të vacant që fshati Llokë arriti të vë gurëthemelin e parë të një xhamie, dhe kërkoi nga rinia e fshatit Llokë që ta ruajnë këtë vlerë të madhe historike.

Të pranishmive u drejtua edhe kryetari i Komunës së Sarajit z. Bekim Murati, i cili theksoi se komuna e Sarajit gjithmonë do të ndihmon për themelime të xhamive dhe do t’i përkrah çdo herë.

Muftiu i Shkupit prof. Rexhep Jusufi u ndal te hadithi i Muhammedit a.s i cili thoshte: “Këdo që do ta shihni duke shkuar në xhami dëshmoni se ai është me Iman”. Kam kënaqësinë e vaçantë që hedhim këtë gurëthemel të xhamisë dhe, duke ua uruar këtë iniciativë, ngel me shpresë se së shpejti do ta bëjmë edhe lëshimin e kësaj xhamije.

Ndërsa fjalën e rastit e pati ekselenca e tij Reisul Uema i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi i cili përshëndeti të pranishmit dhe veçanërisht përshëndetit këshillin inicues të kësaj xhamije për këtë nismë të bekuar. Për të treguar seriozitetin tonë, në mesin tuaj këni të gjithë myftitë e vendit së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Muhammedit a.s thoshte: “Kush ndërton një xhami ( merr pjesë në nëdrtimin e saj) Allahu do t’ia ndërtojë një pallat në xhennet”. Deri dje ky vend ishte si të gjithë vendet e tjera por prej këtij moment ky vend do të jet një shtëpi prej shtëpive të Allahut në tokë. Ju qoftë për hajër ky gurëthemel dhe sa më shpejt të bëjmë lëshimin e kësaj xhamije! Zoti ju bekoftë.

Programi me këtë rast përfundoi me një lexim nga Kur’ani, të interpretuar nga nxënësi i Medreses së Isa Beut hafiz. Ajdin Aliji ndërsa duan e gurit themeltar të xhamisë e bëri mufti i Gostivarit, hafiz Shaqir ef. Fetahu.

(M.O)

llok lloke3

Comments are closed.