U hodh gurthemeltar i Myftinisë së Kumanovës

U hodh gurthemeltar i Myftinisë së Kumanovës
Më 19 mars 2013 në qytetin e Kumanovës u hodh gurthemeltar i objektit të ri të godinës së Muftinisë së BFI-së, Kumanovë. Në këtë eviniment pjesëmarrës dhe në emër të Reis ul Ulemasë morri pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, drejtori i Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz, dy nënkryetarët e Komunës së Bursës Nexhmetin Shencok dhe Bajram Vardar, Atesheu për Çështje Fetare pranë ambasadës Turke, Seyfetin Ersoy, biznesmen nga Turqia, Imam, deputet në kuvendin e RM nga zona e Kumanovës dhe Likovës, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje, Xhelal Bajrami, kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, këshilltar nga komuna e Kumanovës, qytetar akademik, xhemat nga qyteti dhe rrethina e Kumanovës.
Hapja e këtij evinimenti u bë me leximin e një ashere nga Kurani, ndërsa fjalë përshëndetëse pati Myftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri i cili para të pranishmive tha: “ Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim ( as kënaqësinë e lumtur në xhenet ) derisa të mos e jepni më të dhembshmen ( më të dashurën ) e pasurisë suaj. Çkado që jepni ( për Zotin ), Allahu atë e di “. Fillimisht shpalosi historikun e ndërtesës së vjetër të Muftinisë së Kumanovës, dhe me këtë rast ef. Imeri shprehi falënderime në emër të Muftinisë së Kumanovës në drejtim të Bashkësisë Fetare Islame në R.M. në krye me Reis ul Ulemanë, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i cili ka dhënë përkrahje të parezervë në çdo aspekt, por gjithashtu falënderoi investitorët dhe donatorët nga R. e Turqisë të cilët pozitivisht iu përgjigjen kërkesës së myftinisë, nga momentet e para të lobimit të tyre për ta ndihmuar këtë projekt madhor.”

Ai gjithashtu para të pranishmive shprehi: “ I nderuari z. Ismail Jëlldëz është autoriteti i cili fjalën e dhënë në Stamboll të Turqis sot po e bën realitet në mes të Kumanovës, sot lirisht mund të themi se nën kulmin e këtij objekti përveç se do të përfshihen zyrat e Muftinisë, do të ketë edhe kurse kuranore, por do të jet edhe qendër e arsimit fetar në Kumanovë. Është një objekt i cili përfshin një sipërfaqe prej 2047 m². Krejt ky kontribut i cili do të bëhet hynë nën ombrellën e fjalës së Pejgamberit a.s i cili këto vepra i quajti “ Sadakatul Xharije” vepra të pashtershme- shoti mes tjerash ef. Imeri.
Në fjalën e tij të rastit Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri para të pranishmive në emër të BFI-së, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emrin e tij personal përgëzoi Myftininë e BFI-së, Kumanovë në krye me Myftiun Abedin ef. Imeri për gurthemelin e objektin gjegjësisht të godinës së re të Myftinisë që ai drejton, por gjithashtu shprehi mirënjohje të sinqerta për drejtorin e Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz dhe gjithë ata që kanë kontribuar në drejtim të grumbullimit të mjeteve finaciare dhe për të vazhduar rrugën e të parëve kur bie fjala për objekte kapitale fetare Islame.

Pas falemenderimeve Allahut Fuqiplotë dhe salavatet drejtuar Muhamedit a.s. përshendeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga Turqia, ai mes tjerash tha:
Vëllezër të besimit nga Turqia dhe gjithashtu vëllezër të gjakut nga Turqia, për kontributin e juaj të vazhdushëm këtu në vendin tonë viteve të fundit këtu në vendin tonë u jemi mirënjohës. Allahu Fuqiplotë në Kur’an thotë: “Thuaj punoni, punën tuaj do ta shef Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët.” Fuqia e popujve të vegjël shumëfishohet kur ajo mbështetet nga popuj të mëdhenj, por edhe fuqive të mëdha, kur u bashkangjiten fuqi të tjera më të vogla, ato gjithashtu bëhen edhe më të fuqishme. Këtë e them, ngase këtyre ditëve kur ne kemi musafir të rëndësishëm nga Turqia, një delegacion i BFI-së në krye me Reisul Ulemanë, H.Sulejman ef. Rexhepi po qëndrojnë në Turqi.
Sot jemi këtu për ta filluar, për ta vendosur gurthemelin e kësaj shtëpie administrative, arsimore, e dritës që do të jet në shërbim të fjalës së Allahut Fuqiplot, por edhe atje ku qëndron Reis ul Ulema po punohet për një projekt edhe më të madh se ky këtu. Duhet të vazhdojmë me punë, sepse jemi të urdhëruar për të ecur përpara, qëndrim me një vend nuk ka, ose ka ngritje ose ka rënije. Allahu Fuqiplotë në Kur’an thotë: “O ju që keni besuar, besoni Allahun.” Dmth. Vërtetonie besimin, e besimi vërtetohet përmes punëve të vazhdueshme. Ajo me çfar u godit Kumanova e në veçanti rrethina e Kumanovës në vitin 2001, e kemi ndje shumë edhe ne si BFI, u shkatërruan shumë shtëpi, xhami etj. Marrë parasyshë se thuaja se të gjitha xhamitë janë rindërtuar dhe janë bërë edhe të tjera të reja dhe më të mëdha. Në Kumanovë dhe rrethinë nuk ka objekte më të bukura se xhamitë, dhe radha ishte, që edhe muftinia e Kumanovës, këtu në këtë pjesë të qytetit, do të jet objekti më i bukur. Përmirësime të vazhdueshme viteve të fundit në Muftininë e Kumanovës duke rritur kontributet për mirëmbajtjen e Medresesë Isa Beu dhe FSHI-së me mbi 40%, është argument se këtu gjërat janë duke u përmirësuar dukshëm. Ky investim që bëhet nga vëllezërit tanë nga Turqia do të jet edhe një nxitje dhe një ndihmë jashtzakonisht e madhe që mëtutje së bashku të shijojmë të arriturat. Muftiu i juaj për vite me radhe, kurrë nuk kërkoi ndihmë nga BFI për çështje personale, por vazhdimisht ka kërkuar ndihmën në interesin e juaj të përgjithshëm, për fëmijët e juaj, për një të ardhme më të mirë të tyre, për shkollim. Para një kohe isha i pyetur se kur do të bëhet gurthemeli i Burmali Xhamisë, u përgjigja shkurtimisht. Ditën kur ne si musliman do ta meritojmë atë gurthemel, atë xhami. Këtë gurthemel sot këtu, e ka merituar dikush dhe inshalla do të bëhet. Nëse ne punojmë së bashku do të meritojmë edhe shumë rindërtime të xhamive dhe do ti realizojmë. Si popull duhet të dëshmohemi se jemi prej atyre që ndërtojnë dhe nuk jemi njohur si shkatërrues. Këtë neve na e mëson feja dhe ata të cilët na e mësuan neve fenë. Ata që neve na e mësuan fenë, ishin muslimanët e parë të cilët mënjëherë në këto troje filluan të ndërtojnë infrastrukturë, xhami, medrese, ura, biblioteka etj. kurse ne si besimtar kemi për obligim ta vazhdojmë këtë traditë të mirë shumëshekullore. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj autoritetet komunale për kontributin e tyre lidhur me lejet e nevojshme për ndërtime dhe kërkojmë që edhe mëtutje të na mbështesin në këtë drejtim dhe njëherit falenderojmë për angazhimin e tyre në interes të ruajtjes së qetësisë në Kumanovë, ngase aty ku ka qetësi, ka parakushte edhe për punë dhe zhvillim. Në këtë drejtim, falenderojmë gjithashtu edhe imamët për mesazhet e tyre të mençura.
Të nderuar të pranishëm, më lejoni që në fund, në emër të BFI-së dhe Reisul Ulemasë u urojmë këtë gurthemel dhe lus Allahun Fuqiplotë që këtë moment, këtë ditë, këtë vend, këtë gurthemel ta bekon dhe inshalla sa më shpejt ti gëzohemi së bashku lëshimit në përdorim dhe në shfrytëzim të gjithë besimtarëve të këtij vendi.
Allahu u ndihmoft atyre që punojnë dhe ndihmojnë, Vesselamu alejkum verahmetullahi veberekatuhu.
Me këtë rast fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori i Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz i cili përshëndeti të pranishmit dhe uroi për këtë gurthemel duke shprehur dëshir që perspektiva në këto hapsira të jetë shumë e ndritur dhe se ky objekt të luaj rol edhe më të madh në realizimin e gjithë atyre synimeve që lidhin Myftininë e Kumanovës dhe myslimanët me zhvillimine jetës islame dhe trashëgimin kulturore. Ky eviniment u përmbyll me një ashere, ndërsa duan e këtij gurthemeli e bëri Eljasa ef. Mahmuti.

DSC04692 DSC04678 DSC04673 DSC04651

 

Comments are closed.