U hodh gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Në prezencë të kreut më të lartë të shtetit të Kosovës, kryetarëve të Bashkësive Fetare Islame të rajonit, figurave të shquara, dhe media u hodh gurthemel i xhamisë në qendër të Prishtinës, të cilin eviniment e ndjekën një numër i madh besimtarësh.
Tullat e para të Xhamisë që do të ndërtohet në hapësirën midis Postës kryesore dhe Shtëpisë së Shëndetit, në Ulpian, u vendosën nga Presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryemyftiu Naim Tërnava, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, kreu i KMSH H. Selim Muça dhe kreu i Bashksisë Islame të Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm h. Afrim ef. Tahiri.
xhgamia_prishtine_1
“ Ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë është një nevojë e kahershëm për kryeqendrën tonë, ka dashtë Zoti që tani të krijohen kushtet dhe mundësitë që të nisim realizimin e një projekti të madh për vendin, Bashkësinë Islame, besimtarët dhe kryeqytetin tonë”, thuheshte në njoftimin e fundit të BIK.
Në këtë solemnitet fjalë përshëndetëse realizuan kreu shtetërorë i Kosovës, me çrast Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar vënien e gurthemelit të Xhamisë në Prishtinë, duke thënë se edhe pse Kosova është shteti më i ri në Botë, populli i Kosovës ka një traditë të gjatë të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare.
“Kosova shtet i ri, mirëpo është një shembull për rajonin dhe botën për harmonin ndërfetare. Ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm kur në kohën e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është një ndër sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota jonë në saje të procesit të globalizmit, i cili ka ofruar dhe ngjitur dallimet kulturore dhe fetare”, ka thënë Kryeministri Thaçi.
Kryeparalamentari Jakup Krasniqi me këtë rast uroi dhe përshëndeti të pranishmit duke thënë se Prishtinës ju ka dashur një xhami me përmasa të tilla, dhe se Kosova po hap rrugë të reja edhe për kultet fetare.
“Prishtinës ndoshta deri më sot i ka munguar një xhami e përmasave të tilla, për tu siguruar hapësirë të mjaftueshme që besimtarët të kryejnë në Kushte Minimale ritet fetare. Kosova e lirë e pavarur dhe demokratike po hap rrugë të reja për të gjithë, edhe për kultet fetare”, ka theksuar Krasniqi.
Presidentja Jahjaga ju drejtua të pranishmëve se:
“Kosova është vend ku kulturat, traditat e fetë janë gërshetuar përgjatë shumë shekujve dhe ku bashkëjetesa mes tyre ka qenë e vazhdon të jetë virtyt dhe vlerë e saj. Është vend i besimit në njeriun dhe i mirësisë mes njerëzve, vend i tolerancës dhe respektit fetar. Kosova është vend ku kulturat, traditat e fetë janë gërshetuar përgjatë shumë shekujve dhe ku bashkëjetesa mes tyre ka qenë e vazhdon të jetë virtyt dhe vlerë e saj. Është vend i besimit në njeriun dhe i mirësisë mes njerëzve, vend i tolerancës dhe respektit fetar. Ky gërshetim vlerash fetare e kulturore i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një vlerë më të madhe: atë të guximit të bashkëjetesës në diversitet dhe të punës së përbashkët drejt të ardhmes më të zhvilluar.”
Në fjalën e tij të rastit Myftiu Tërnava theksoi: “Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, t’ju drejtohem me një falënderim të veçantë për pjesëmarrjen Tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për ne, për kryeqendrën tonë, për popullatën dhe për besimtarët tanë.
Jemi tubuar sot këtu, për të vënë gurthemelin e Xhamisë Qendrore, një objekt që i ka munguar kryeqendrës sonë prej kohësh, që u ka munguar besimtarëve tanë dhe që na ka munguar të gjithëve.“  “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Mekë, e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.”
Muhamedi a.s. punën e parë që bëri kur qe shpërngulur nga Meka në Medinë ishte ndërtimi i xhamisë. Kjo tregon se sa rëndësi ka ndërtimi dhe sa e nevojshme është xhamia përkatësisht faltorja për një shoqëri.
Sa e shpërblyer është kjo vepër, e kuptojmë nga i Dërguari i fundit Muhamedi a.s. i cili ka thënë: “Kush ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do t’i ndërtoj atij një shtëpi në Xhenet”.- tha mes tjerash Tërnava

Comments are closed.