U hodh guri themeltar i xhamisë në Sencë

U hodh guri themeltar i xhamisë në Sencë

Të enjten (10.11.2016 ), në fshatin Sencë të Komunës së Mavrovës-Rostushë u hodh gurëthemeli për rindërtimin e Xhamisë së Re. Në këtë akt prezantuan një numër i madh i banorëve të Sencës,hoxhallarë të rrethit të Gostivarit, Myftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu me stafin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Myftinjtë e Myftinive të BFI, të prirur nga Kryetari i BFI në RM, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, si dhe shumë mysafirë të tjerë. Hapjen e këtij solemniteti e bëri Mr. Eljesa ef. Asani – imam i fshatit Zdunjë, i cili me zërin e tij të bukur lexoi ajete nga Kur’ani i Madhërishëm. Në këtë akt solemn, fjalë përshëndetëse pati kryetari i Këshillit Iniciativ z. Mefail Bajrami i cili pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të anëtarëve të këshillit iniciativ dhe banorëve të Sencës, tregoi arsyet dhe aktivitetet për këtë rindërtim të Xhamisë së Re. Më pas, fjalë mbajti edhe Myftiu i Myftinisë së BFI – Gostivar si përgjegjës për organizimin e jetës fetare në këtë anë. Myftiu Shaqir ef. Fetau vuri në dukje se kërkesa e kahmotshme e banorëve të fshatit Sencë ka bërë që sot, kështu, të lumtur e të bashkuar, të jemi prezent për të bërë një vepër madhore, duke e falenderuar edhe arkitektin e këtij projekti z. Shaban Aliun.

Këtij akti solmen i dha peshë sidomos prezenca e kreut më të lartë të BFI në RM, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili theksoi se, trojet tona mbrohen me njerëz që ndërtojnë objekte fetare nëpër vendbanime qofshin ato edhe në numër shumë të vogël të shtëpive, përkundër tendencave antinjerëzore që janë ushtruar në të kaluarën si= ka qenë rasti me viset e Rekës së Epërme.

Duanë e hedhjes së gurëthemelit e bëri Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Banorët për këtë rast kishin përgatitur edhe një drake solemne për të gjithë të ftuarit. Vlen të përmendim se kjo xhami si pronë është vakuf në emër të BFI dhe se numëron 235 m2 tokë. Objekti i Xhamisë së Vjetër është i legalizuar me vendim të Komunës së Mavrovë-Rostushës dhe se ka leje për rindërtim nga pushteti lokal.
sence

sence1

sence2

sence3

sence4

Comments are closed.