[:al]U hodh gurëthemeli i xhamisë në Fushë Tophanë[:]

[:al]Reisul Ulema: “Myslimanët e Maqedonisë janë popull autokton dhe të vjetër sa vetë ky truall, pra, nuk jemi lagje myslimanësh siç janë në vendet perëndimore. Statusi i popullit autokton në kuadër të një shteti është dhe gjithmonë do të jetë status shtetëformues dhe me këtë të vërtetë duhet të pajtohen të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, racore e fetare. Të gjithë ata që e duan jetën duhet të na duan edhe ne, ashtu siç duhet t’i duam edhe ne të gjithë të tjerët, dhe jo të urrehemi e t’i vëmë ndërkëmbëza njëri-tjetrrit”

Sot, në lagjen e Fushë Tophanës, para një numri të konsiderueshëm besimtarësh, para mysafirëve dhe personaliteteve fetare dhe shoqërore nga Republika e Turqisë, para udhëheqësve të organeve të Bashkësisë Fetare Islame, myftinjë, drejtorë, dekan e profesorë, si dhe personaliteteve të ndyshme nga jeta shoqërore politike, u hodh guri themeltar i xhamisë së re, e cila në fakt do të jetë një kompleks kulturo-shkencoro fetar unikat në rajon.
Me këtë rast, para të pranishmëve me fjalë përshëndetëse u drejtua, zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Juksel Selman, i cili veç tëtjerash ka folur lidhur me gatishmërinë e Institucionit të Dijanetit për të vazhduar me traditën e kontributit për avansimin e jetës fetare islame gjithandej nëpër botë, qoftë kjo edhe përmes ndërtimit të objekteve gradnioze të xhamive. Në vazhdën e kësaj ka folur për planet e Dijanetit të Republikës së Turqisë për finansimin dhe ndërtimin e disa xhamive të shoqëruara me objekte përcjellëse të denja për qendra të mirëfillta islame e shkencore.
Kurse, në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman efendi Rexhepi, duke i uruar mirëseardhje dhe duke i përshëndetur mysafirët nga Turqia si, zëvendësin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë, z. Juksel Selman, zëvendës ambasadorin e Turqisë në Shkup, z. Murat Suner, deputetin nga parlamenti i Turqisë, pastaj myftinjtë, dekanin e FSH-së, drejtorin gjeneral të Medresesë, Atasheun për Kulturë pranë ambasadës së Turqisë, z. Murat Alkan, kërkoi që t’ia shpreh tërë respektin dhe ta përshëndesë në veçanti Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhitin, dhe, në shenjë mirënjohje për tërë atë kontribut që ka dhënë për ndërtimin e xhamive në territorin e kësaj Komune e në veçanti për kontributin që ka dhënë për lokacionin dhe punët përcjellëse për këtë xhami, ka lutur Zotin Fuqiplotë që t’i jap shëndet, jetë të gjatë dhe ta shpërblejë me të mirat e Tij të Pakufishme.
Që në fillim të fjalimit të vet, efendi Rexhepi ka nënvizuar se kjo ditë për të gjith myslimanët e vendit është një ditë e lumtur, një festë, një bajram i veçantë, kurse për zërat e propagandës së errët që trumpetonin se ky projekt do të dështojë dhe se Turqia nuk do ta finansojë, thjesht, është një ditë dëshpërimi, një ditë që ua zuri të gjitha fjalët antiislame në grykë. “Kjo ditë, ky gurthemel i kësaj xhamie, për të gjithë armiqtë e islamit në këtë nënqiell, është vdekje, është një paralizim i trishtueshëm. Megjithatë, këtu kemi njeriun i cili ka dhënë kontributin e vet të jashtëzakonshëm, dhe, dua që publikisht, me gjithë shpirt ta falënderoj zotëri Izet Mexhitin dhe lutem që kështu të jenë të gjithë pasardhëst e tij në krye të Komunës së Çairit, të jenë ziliçarë ndaj të gjithë punëve të hajrit që i ka bërë ky pjesëtar i islamit nga pozita Kryetar i Komuës së Çairit. Ky personlitet, gjithandej Shkupit të urbanizuar ka lejuar të ngriten xhami, prandaj, më lejoni që ta lus Allahun Fuqiplotë që t’i japë shëndet, forcë dhe energji dhe, edhe më tej të jemi së bashku duke kontribuar në punët që janë hajër dhe dobi për të gjithë myslimanët dhe qytetarët e vendit. Ka nga ata të mallkuar që thonë se Maqedonia po ngulfatet nga xhamitë! Një nga ata ishte edhe ai që u pata lutur që ta bekojë Allahu Fuqiplotë. Por ai nuk e deshti këtë bekim dhe zgjodhi mallkimin e Allahut Fuqiplotë. Të mallkuarit e këtillë në fakt na e kanë ndotur natyrën e mrekullueshme të Maqedonisë, e kanë mbushur me kisha e me manastire. Neve kurrë nuk na kanë penguar as kishat dhe as manastiret, sepse neve na porosit Kurani i Shenjtë që secili të besojë në fe të vet dhe ta dojë fenë e vet por edhe ta respektojë fenë e të tjetrit. Vetëm me këtë respekt reciprok ne duhet të shpresojmë se ardhmëria jonë do të jetë e lumtur dhe e paqtë për të gjithë qytetarët e vendit. Myslimanët e Maqedonisë janë popull autokton dhe të vjetër sa vetë ky truall, pra, nuk jemi lagje myslimanësh siç janë në vendet perëndimore. Statusi i popullit autokton në kuadër të një shteti është dhe gjithmonë do të jetë status shtetëformues dhe me këtë të vërtetë duhet të pajtohen të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, racore e fetare. Të gjithë ata që e duan jetën duhet të na duan edhe ne, ashtu siç duhet t’i duam edhe ne të gjithë të tjerët, dhe jo të urrehemi e t’i vëmë ndërkëmbëza njëri-tjetrrit. Pse vallë sa herë që kryejmë punë të hajrit çmenden njerëzit? Pse mos t’i gëzohemi punëve të mira e të bereqetshme. Të gjithë këta nihilista janë pa ndërgjegje, janë pa shpirt, janë pa kulturë, i mundon e drejta, e vërteta, haku! Prandaj ju ftoj që sot të ndjehemi tepër të kënaqur e të lumtur në këtë akt të hudhjes së gurit themelar të këtij tempulli të shenjtë, të kësaj Shpie të Zotit, nga e cila kurrë nuk mund të dalë kurrfaë e keqe. Sepse aty ustrohet feja, aty kultivohet besimi, aty mbrohet identiteti ynë fetaro-kombëtar, i të gjithë myslimanëve të vendit. Vëllezër të dashur, ky vend këtu, dikur ishte park, sot është pronë e BFI-së, e dhuruar vakëf nga komuna e Çairit, nga kryetari i komunës Izet Mexhiti dhe nga të gjitha strukturat në varshmëri të tij. Sot ky vend është kopsht, siç i quante Pejgamberi a.s. “kopsh prej kopshteve të Xhenetit”, prandaj në të ardhshmen ky vend dhe xhamia në të do të jenë e mira e të gjithë komunitetit në këtë lagje, sepse, natyrisht përreth “kopshteve të xhenetit” nuk mund të ndodhin punë dhe akte të këqia, porse vetëm gjëra të mira dhe të hajrit për të gjithë banorët e kësaj lagje. Në këtë xhami do të ushtrohet vetëm islami burimor, islami autokton! Këtu nuk njohim islam që na vie i importuar, ata islame le t’i mbajë secili në vend të vet dhe le t’i praktikojë e komentojë sipas qejfit të vet, ne, këtu kemi islamin tonë burimor dhe autokton. Këtu islamin e kemi tash e 627 vjet, pra, këtu ka pasur një popull autokton që e ka praktikuar islamin, këtu ka një kulturë, këtu ka pasur dijetarë dhe ulema, dhe dhashtë Zoti t’i ketë shpërblyer me xhenet, sepse ata kanë punuar për islamin dhe për popullin tonë. Pra, ne nuk kemi startuar nga zeroja, por kemi pasur një trashëgimi të madhe dhe kontinuitive, me një të kaluar shumë të begatë, me interpretime të islamit nga ulematë tona, prandaj, përpjekjet për ta bastardhuar islamin tonë, do të jenë me zero forcë. Për fund, më lejoni që në emër timin personal dhe në emrin e të gjithë organeve të BF-së popullatës sonë t’ia uroj këtë tempull të shenjtë. Po ashtu, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të mbarë popullit mysliman të Maqedonisë, ta falënderoj Dijanetin e Turqisë, me të gjitha strukturat e saj, të gjithë faktorët relevantë në Republikën e Turqisë si dhe të gjithë ata që kanë dhënë pëlqim që të finansohet ndërtimi i kësaj Shtëpie të Zotit. Nëpërmjet nënkryetarit të Dijanetit të Turqisë, lus që t’i përcjell përshëndetjet tona për tërë popullin vëlla turk, të cilët asnjëherë nuk kanë tentuar depërtimin në një shoqëri tjetër përmes vrimave apo dritareve të vogla, por, gjithnjë kanë depertuar përmes portave të hapura ku kanë gjetur zot shtëpie që ju ka thënë “mirë se erdhët! Bujrum!”, ka përfunduar fjalimin e vet të rastit Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Të theksojmë se ceremonia e hedhjes së gurit themeltar është përcjellë edhe me kuran dhe me disa ilahi të kënduar nga efendi Xhemail Nuhiu.
[maxgallery id=”7145″][:]

Comments are closed.