U bë hapje solemne e xhamisë së fshatit Drogomisht i madh – video

U bë hapje solemne e xhamisë së fshatit Drogomisht i madh.
Dje më datë 20.11.2016 në prezencë të Kryetarit të BFI-së në RM, Reisul-ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, myftiut të Myftinisë së Kërçovës, myftiut të Tetovës, Gostivarit dhe Strugës, u bë hapja solemne e xhamisë së re të rekonstruktuar të fshatit Drogomisht i madh të Kërçovës.
Fjalë përshëndetëse morrën kryetari i bashkësisë lokale të fshatit z. Mexhit Ismaili ,kryetari i komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, duke u shprehur mirëseardhje të pranishmëve. Më pas e morri fjalën imami i fshatit H. Sefer ef. Ibishi, i cili ndër tjerash falënderoj kreun e BFI-së në RM që nderoj këtë solemnitet me prezencën e tij dhe falënderoi kontributin e parezervë të donatorëve, me fjalët: ‘‘ata që ndihmuan për ndërtimin e xhamisë nuk kursyen aspak nga pasuritë e tyre, por gjithmonë jepnin kur paraqitej nevoja, andaj lus Allahun xh.sh. t’i shpërblejë me shpërblimet e tij të pakufishme’’.
Në fund fjalë përshëndetëse pati myftiu i Myftinisë së Kërçovës H. Murat ef. Huseini, i cili shprehu përshëndetjet e sinqerta të pranishmëve dhe ndër tjerash falënderoj Kryetarin e BFI-së në RM, h. Sulejman ef. Rexhepi, që pranoi ftesën dhe plotësoi dëshirën e banorëve të fshatit, që të vijë në këtë ditë ta madhështoj këtë solemnitet.
Fjalën qëndrore të këtij solemniteti e morri Kryetari i BFI-së në RM H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili ndër tjerash nënvizoi vlerat madhore për ndërtimin e xhamive, si dhe rolin i xhamisë në jetën e muslimanëve, duke u ndalur te hadithi i Muhammedit a.s “kush merrë pjesë nê ndërtimin e një xhamije Allahu do ta shpërblen me pallate në xhennet”, duke e përmbyllur fjalën me urime nga zemra drejtuar banorëve të fshatit dhe rrethit të Kërçovës: ‘’U qoftë për hajr ky tempull i shenjtë – kjo xhami, bukuroshja e këtij fshati’’.
Duanë e hapjes solemne e bëri myftiu i Myftinisë së Tetovës prof.Dr. Qani ef. Nesimi.

drogomisht

drogomisht1

drogomisht2

drogomisht3

drogomisht4

drogomisht5

Comments are closed.