[:al]Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi bashkë me dekanin e FSHI prof.dr. Faredin Ebibi dhe stafin drejtues të këtij Fakulteti, kanë pritur në vizitë zyrtare Ministrin e Arsimit, z. Pishtar Lutfiun, të shoqëruar nga nëpunës të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Me këtë rast, Ministri Lutfiu Kryetarit të BFI-së ia dorëzoi lejen për punë nga ana e kësaj Ministrie, për ciklin e dytë Specializjm në Metodologjin e mësim-besimit fetarë- në FSHI, e cila organizohet për herë të parë në historikuin e kësaj vatre të lartë arsimore islame. Me këtë rast, Ministri Lutfiu ka nënvizuar se janë siguruar edhe 4 milion denarë me dedikim për veprimtarinë arsimore dhe shkencore pranë FSH-së.
Nga ana e vet, Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, duke shprehur konsideratat e larta për ministrat shqiptarë që kanë udhëhequr së fundmi me këtë Ministri, ka falënderuar Ministrin Lutfiu për kontributin e dhënë si për akreditimin e këtij Fakulteti ashtu edhe për ndihma finansiare enkas për veprimtarinë arsimore-shkencore të FSHI-së.
Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për nevojat dhe gatishmërinë profesionale për tejkalimin e sfidave të FSHI-së në drejtim të përgatitjes sa më të lartë të kuadrit të nevojshëm për zhvillimin dhe avansimin e kësaj vatre arsimore.
[maxgallery id=”5653″][:]
Comments are closed.