Reis ul Ulem i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi qëndroi për një vizit pune në Çorum të Turqisë. Gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri ku zhvilloi një takim me kryetarin e Çorumit, z. Muzaffer Külcü. Gjithashtu realizoi një takim të përbashkët me kryebashkiakun- guvernator ( Valiun) e Çorumit, z. Sabri Baskoy dhe myftiun e Çorumit, Mehmet Ashik. Pas takimeve bashkarisht morrën pjesë në promovimin e dy albumeve “ Ilahi nga Ballkani” që vjen në bazë të bashkëpunimit të Bashkësisë Fetare Islame dhe Ministris së Kulturës së Turqisë. Albumet “ Ilahi nga Ballkani” janë realizuar nga dy kënduesit Dr. Abas Jahja, drejtor i Sektorit për Kulturë pranë BFI-së dhe Dr. Ubejdullah Sizikli nga Turqia. Në këtë promovim para pjesëmarrësve për këndimet e tyre u paraqitën në gjuhën shqipe Dr. Abas Jahja, ndërsa Dr. Ubejdullah Sizikli në gjuhën turke, me çrast të njetit kënduan ilahi në gjuhë të ndryshme si turqisht, shqip dhe boshnjakisht.
Në këtë promovim fjalë përshëndetësi kishte prefekti i Çorumit, z. Muzaffer Külcü i cili mbeti tejet i kënaqur me këtë promovim dhe bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame. Në fjalën e tij përshëndetëse Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi shprehi kënaqësi dhe falënderim të veçantë për mikëpritjen duke dëshmuar se në Ballkan i kemi rruajtur me fanatizëm trashëgiminë kulturore islame, ilahitë dhe se do të jenë prezente dhe si të tilla do t’i ruajm deri në fund të jetës njerëzore. Kontributi i Shtetit Osman ka qenë i pakontestueshëm, andaj ne të gjithë ato vlera do t’i ruajm dhe kultivojmë edhe më tej. Një rrugë të tillë po e reazlion edhe kreu i shtetit aktual Turk në krye me Presidentin, Abdullah Gul, Kryeministrin Rexhep Tayyip Erdogan dhe kabinetin e tij, andaj dhasht Allahu që kjo strukturë eminente të kontribuoj edhe më tej në vendin tuaj dhe më gjërë përfshirë këtu edhe ballkanin. Nëse R. Turqisë është e fort, po aq të fort do të jemi edhe ne në ballkan”- shtoi mes tjerash ef. Rexhepi.
Comments are closed.