Tryezë shkencore me temë: “ZEKATI – VLERË ISLAME NË MIRËMBAJTJEN DHE ZHVILLIMIN E JETËS FETARE”
Të Mërkurën më 20.04.2022 në SHkollën e Mesme Islame “Mdreseja Isa Beu” në Shkup u realizua Paneli fetaro shkencor me temë Zekati – Vlerë islame në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e jetës fetare” nën patronatin e Reisul Ulamasë të BFI në RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Këtë tubimin e madhështoi prezenca e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryemyftiut Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehu përkrahjen e tij në panelin mbi institucionin e Zeqatit dhe panelet e këtilla janë qasje e thellë dhe më shkencore të këtij institucioni.
Kryemyftiu i Kosovës H. Naim ef. Tërnava, përkrahu fuqimisht këtë tubim fetar dhe potencoi se tubimet e këtilla afrojnë dy Bashkësitë Islame në veprimin e tyre.
Drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, në fjalën e tij foli mbi rolin e Medresesë Isa Beu në përgatitjen dhe nxjerrjen e kuadrove fetarë që risin nivelin e organizimit të jetës fetare islame si në vend ashtu edhe në diasporë.
Kumtesat e dy panelistëve Prof. Jusuf ef. Zimerit dhe Dr. Islam Hasanit dhanë një qasje burimore islame mbi Zekatin, definicionin, distribuimin dhe metodat bashkëkohore të kuptimit të tij.
Më pastaj u shtrua iftari i përbashkët në mensën e Medresesë Isa Beu. Në këtë tubim morën pjesë myftinjtë e Myftinive të BFI në RMV, Drejtorët e drejtorive të Rijasetit, profesorë të Medresesë dhe Fakultetit të Shkencave Islame, afaristë dhe mysafirë nga e gjithë Maqedonia e Veriut dhe më gjerë. Ju shprehim falënderime të përzemërta të gjithëve për kontributin e dhënë në organizimin dhe madhështimin e këtij tubimi.
Comments are closed.