Tribunën fetare me rastin e ditës së Bedrit në Dibër

Të hënën më 18.04.2022, 17 Ramazan 1443H, Komisioni Qendror i Ramazanit i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i kryesuar nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, vizitoi xhematet në Myftininë e Dibrës. Kësaj vizite i parapriu Tribunë Fetare për nder të Ditës së Bedrit, simboli i fitores. Dita e madhe e Bedrit është dita e 17 në muajin e Ramazanit dhe për nder të kësaj dite Rijaseti i BFI në RMV në bashkëpunim me Myftininë e Dibrës organizuan tribunën fetare me rastin e ditës së Bedrit. Pjesëmarës ishin shumë figura eminente, profesorë të FSHI dhe Medresesë Isa Beu, imamë, hoxhallarë dhe xhemati dibran.
Tribuna fetare u mbajt në xhaminë e Sahat Kullës pas namazit të Iqindisë në Dibër me Temat: ” Dimensioni strategjik shpirtëror i Bedrit”, për të cilën ligjëroi Prof. Dr. Qani ef. Nesimi – Myftiu i Myftinisë së BFI Tetovë dhe ” Pikëpamjet e studiuesve islam dhe të huaj mbi Bedrin”, në të cilën ligjëroi Mr. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Myftinisë së BFI Kërçovë.
Më pas u shtrua iftari tradicional dibran me anëtarët e Komisionit Qendror të Ramazanit dhe imamëve, gjatë të cilit Sekretari Gjeneral i Bashkësisë Fetare Islame të RMV H. Irsal ef. Jakupi i përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara tek Allahu Fuqiplotë.
Këtë iftar e madhështoi edhe prezenca mysafirëve të shumtë, ndër të cilët: Kryetari i Dibrës Dr. Hekuran Duka, Myftiu i Gostivarit Hfz. Sabahudin ef. Zendeli, H. Muhamer ef. Veseli, Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard, Musanif ef. Rufati Drejtor i Sektorit për Kulturë në Rijasetin e BFI, Prodekani i FSHI Dr. Muadh ef. Agushi, profesorët e nderuar Dr. Fahrudin ef. Ebibi, Prof. Mevludin ef. Aliu, Prof. Shafi ef. Osmani, Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, Zekirija Metushi, Lutfi ef. Nexhipi, Mallzim ef. Zendeli, Hfz. Jusuf Xheladini dhe të tjerë.
Menjëherë pas iftarit, anëtarët e komisionit Qendror të Ramazanit u shpërndanë dhe vizituan xhematët e xhamive të Dibrës.

Comments are closed.