[:al]Tribuna fetare në xhamitë e diasporës[:]

[:al]Nga data 31.03-04.04.2017 në disa qytete të Gjermanisë, delegacioni nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, në përbërje të Myftiut të Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu dhe Drejtorit të sektorit për diasporë pranë BFI-së, Dr. Selver Xhemaili realizoi disa vizita nëpër xhamitë tona shqiptare në të cilat u organizuan edhe tribuna shkencore si dhe aktivitete të ndryshme fetare. Po ashtu, nga afër u vëzhguan edhe disa objekte të xhamive që janë në ndërtim e sipër nga bashkatdhetarët tanë si dhe u realizuan takime me personalitete të ndryshme të jetës fetare, kulturore dhe kombëtare në diasporë.

Më 31.03.2017, nën organizimin e kryesisë së xhamisë dhe imamit të nderuar Sabri ef. Saliji Dr.Selver Xhemaili ligjëroi në Xhaminë Shqiptare të Offenbachut, me temën “Rëndësia e edukatës shpirtërore gjatë arsimimit të fëmijëve”. Xhemaili në ligjërimin e vet në mes tjerash theksoi: “Edukata shpirtërore është guri themeltarë në ndërtimin e personalitetit të besimtarit andaj ajo duhet filluar që në fëmijëri. Prindërit janë shembulli i parë për fëmijët e tyre në përcjelljen e vlerave shpirtërore dhe fetare. Nëse ata nuk kanë mundësi pedagogjike që të përcjellin edukatën shpirtërore deri te fëmijët e tyre dhe të luajnë rolin shembullorë pranë tyre, atëherë duhet të kujdesen që fëmijëve të vet t’u mundësojnë kushte, rrethana dhe edukatorë të mirëfilltë me qëllim që t’i përgatisin përballë sfidave që atakojnë vlerat morale, shpirtërore dhe fetare. Dhe kjo nënkupton që të mirëmbahet dhe mbështet mektebi i xhamisë si vatër e zhvillimit dhe kultivimit të edukatës shpirtërore dhe fetare”.
Në të njëjtën ditë Dr. Selver Xhemaili në namazin e akshamit vizitoi xhematin shqiptar në Somborn ku u pritë nga kryesia e xhamisë dhe kryetari i saj Mensur Fetai. Pas namazit të akshamit ef. Xhemaili para xhematit të kësaj xhamie ligjëroi temën “Sjellja e bukur/morale afirmon vlerat islame”. Tthelbin e kësaj ligjërate e përbënte ideja që “vetëm me sjellje të bukur, me veprime estetike, me urtësi dhe devotshmëri kemi mundësi më së miri t’i prezantojmë vlerat fetare islame dhe të lëmë përshtypje pozitive te njerëzit në përgjithësi”.
Më 01.04.2017 në qyetin Offenbach pas namazit të drekës ef. Xhemaili dhe imami i xhamisë Sabri ef. morën pjesë në manifestimin fetar të organizuar nga familja filantropike dhe dashamirëse e jetës fetare në diasporë, gjegjësisht, vëllezërit Nuhi dhe Nebi Izairi.
Po në të njëjtën ditë në qytetin Mainz pas namazit të akshamit u realizua tribuna fetare në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Gjermane, më temën: “Morali islam ndërtues i harmonisë shoqërore”. Ky aktivitet u organizua nga kryesia e kësaj qendre dhe tribuna në fjalë u moderua nga imami i përkohshëm i kësaj faltore, Mexhit ef. Emurli. Pas fjalëve përshëndetëse dhe prezantuese të moderatorit tribuna filloi me leximin e një pjese kuranore nga zëri i bukur i Sabri ef. Salijit. Në vazhdim ef. Xhemaili u paraqit me ligjëratën e tij duke theksuar që “vlerat morale islame na mundësojnë që ta njohim veten dhe pozicionin tonë në shoqëri. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi që raportet tona në shoqëri t’i ndërtojmë në baza të respektit të ndësjellë, dashurisë, paqes dhe mirëkuptimit. Harmonia shoqërore sigurohet me instalimin e këtyre kompnentave në identitetin njerëzorë”. Pas ligjëratës pasoi edhe pjesa debative gjegjësisht pyetje-përgjigje nga të pranishmit në këtë eveniment. Vlenë të theksohet që xhemati i kësaj qendre kanë blerë një parcelë me një hapsirë të konsiderueshme për ndërimin e xhamisë së re që këtu shfrytzojmë rastin, ne, si Bashkësi Islame e Mqedonisë, t’i urojmë dhe t’iu dëshirojmë suksese deri në finalizimin e projektit të mrekullueshëm.
Më 02.04.2017 Dr. Selver Xhemaili në namazin e drekës vizitoi Qendrën Kulturore Islame në Frankfurt. Në këtë qendër në të cilën prinë imami i nderuar Ahmed ef. Kajoshi, kryesia e xhamisë mundësuan prazntimin e ligjëravata para dhe pas namazit të drekës. Në këto ligjërata bashkëbisedues ishin Ahmed ef. Kajoshi dhe Dr. Selver Xhemaili. E veçanta e kësaj qendre është se funksionon në mënyrë të mrekullueshëm me xhematë shqiptar dhe boshnjak ku edhe ligjërimet zhvillohen në dy gjuhë. Gjithashtu edhe kjo qendër është pronë vakufi që do të thotë objektet në të cilët zhvillohen të gjitha aktivitet fetare dhe kulturore janë pronë, andaj edhe nuk paguhet kurrfarë qiraje. Meritë të veçantë për këtë punë të madhe ka aktivisti i palodhur për çështjen fetare H. Aliriza Avziji.
Ndërsa më 03-04.04.2017 delegacioni i BFI-së nga Maqedonia qëndroi në Berlin të Gjermanisë ku përveç vizitave të ndryshme mori pjesë në tribunën e organizuar nga kryesia e xhamisë “Isa Beu” në Berlin. Tema e tribunes ishte “Adhurimi dhe personaliteti i besimtarit”. Ne këtë tribunë para një numrit të madh të pjesëmarrësve ligjëruan teologet e ftuar Muftiu i Muftinisë së Gostivarit Prof. Shaqir ef. Fetahu, i cili në kumtesën e vet u përqendrua rreth rolit të adhurimit në ndërtimin e personalitetit të besimtarit gjatë historisë si dhe aktualisht në vende të ndryshme në diasporë. Ligjëruesi dytë ishte prof. Ekrem ef. Simnica drejtor në sektorin për diasporë pran BIK-ut, i cili në ligjëratën e vet u koncentrua rreth obligueshmërisë së adhurimit dhe rëndësisë së ndërtimit të xhamive në diasporë. Ndërsa ligjëruesi i tretë Dr. Selver Xhemaili drejtor ne sektorin për diasporë pranë BFIM, prezantoi ligjëratën e tij “Adhurimi pjesë e identitet njerëzor”, me ç’rast, mes tjerash theksoi që nëpërmjet adhurimit ndërtojmë personalitetin tonë por edhe garantojmë ardhmërinë në këtë botë edhe në botën tjetër. Xhelal ef. Kaloshi imam ne xhamin e qytetit Ingoldstadt-Gjermani me zërin e vetj të bukur, këtij manifestimi i dhuroi dimensionin estetik dhe krejtësisht shpirtërorë me leximin e disa pjesëve nga Kurani Fisnik dhe ilahive. Dhe, pas këndimit të ilahive nga studenti i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, Blendi Imeri, manifestimi u mbyllë me lutjen e përshpirtshme të cilën e bëri Ridvan ef. Kamberi imam në xhamin Ikre-Bashkimi në Berlin. Të gjithë këtë eveniment mjaftë të begatë në prani të xhematlinjëve të shumtë dhe personaliteteve të ndryshme nga sfera e diplomacisë, përfaqësues të mediave të ndryshme si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme civile, e udhëhoqi dhe moderoi imami i nderuar i kësaj xhamie Remzi ef. Xhaferi.

/S. Xh./

[maxgallery id=”5713″][:]

Comments are closed.