Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Tribuna fetare “Çlirimi i Mekkës”

Në praninë e një numri të madh të mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së veriut, të Hënën më 03.05.2021 në bashkëpunim me Myftininë e Manastirit, në Xhaminë Is’hakije, organizoi tribunën fetare me temë “Çlirimi i Mekkës”.

Për sa i përket ngjarjeve më të rëndësishme të historisë islame, Çlirimi i Mekkës është njëra nga më impozantet, sepse me vetë çlirimin e vendlindjes të Profetit Muhamedit a.s. dhe vendit ku i zbriti shpallja e Kuranit Famëlartë, u dëshmua fitorja e madhe e besimit në një Zot kundrejt politeizmit si dhe besës kundrejt pabesisë apo tradhëtisë.

Çlirimi i Mekkës ka një rëndësi të madhe për të gjithë muslimanët anembanë Botës, sepse pikërisht në këtë vend, Allahu Fuqiplotë e urdhëroi Ibrahimin a.s., që ta ndërtojë Qaben, faltoren ku do t’i bëhet adhurim vetëm Allahut Fuqiplotë.

Në këtë frymë plot emocion, hapjen e tribunës e bëri Kryetari i BFI në RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili prezentoi pikërisht për rëndësinë e kësaj dite, e cila është rrënjosur thellw në krenarinë e çdo muslimani. Reisi mw pas, i përshëndeti të gjithë mysafirët dhe u dëshiroi agjerim të lehtë e të pranuar tek Allahu Fuqiplotë.

Edhe Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi i përshëndeti dhe falwnderoi të pranishmit pwr kwtw prezencw kaq masive, duke u dëshiruan momente të këndshme në qytetin e Alfabetit, qytetin ku duhet dija dhe ku respektohet histora.

“Çlirimi i Mekkës” është një det pa fund mësimesh, porosish dhe domethëniesh. Në këtë drejtim folën edhe dy panelistët, Xhevdet Hiseni, professor në Medresenë e Vajzave në Gostivar, i cili iu drejtua të pranishmive në gjuhën shqipe dhe Neim Ferati, professor në Medresenë e Vajzave në Tetovë i cili mbajti fjalim në gjuhën maqedonase.

 

 

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni