“Top” po shkon ndërtimi i Xhamisë së Top hanës

“Top” po shkon ndërtimi i Xhamisë së Top hanës

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka mbikëqyrur punët në Xhaminë e Tophanës (Shkup), në ditën e parë të Garave të Para Kuranore, një ngjarje mjaft e rëndësishme për tërë komunitetin islam. Kreu i myslimanëve të RMV ka qenë i shoqëruar nga më shumë myftilerë, hoxhallarë e bashkëpunëtorë të Kabinetit.
Me këtë rast, h. Sulejman ef. Rexhepi, dhe bashkëpunëtorët-shoqërues kanë parë vetë dhe janë njohur nga ekipi i ndërtimtarëve se punët po shkojnë “top” në ndërtimin e Xhamisë së Tophanës, gjithçka ka ecur sipas planit, kështu që me izën e Zotit ajo shpejt mund të marrë pamjen e dëshiruar, përkatësisht të planifikuar. Xhamia në lagjen e Tophanës në Shkup është duke u ndërtuar qe disa vjet nga BFI e RMV dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare (TDV) të Republikës së Turqisë.
Të gjithë vizitorët i janë lutur Allahut (xh. sh.) t’u japë fuqinë ustallarëve në punët e tyre për t’u dhënë fund punëve në ndërtimin e këtij tempull fetar islam dhe Xhamia sa më shpejt t’i hapë dyert për besimtarët.

Comments are closed.