Tolerancë, mirëkuptim dhe paqë në botë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të RM, h. Afrim Tahiri,  ishte pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare: “Religion for the Benefit of People” gjegjësisht “Feja për të mirën e njerëzve”, organizuar nga Bulgarian FinalTouch Konsulting në bashkpunim me bashkësitë fetare që veprojnë në Bullgari që u mbajt në Sofje më 3-4 gusht 2011.
Në këtë konferencë pjesëmarrës kishte nga shumë vende, temë kyçe ishte feja element fundamental i bashkëjetesës dhe mirëqenies mbarëshoqërore.
Ne fund të kësaj konference u hartua deklaratë e përgjithshme e cila në mënyrë unanime u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit, nga e cila veçuam:  ” Neve, si udhëheqës të lartë fetare dhe shpirtëror jemi unanimisht të bashkuar rreth idesë së përgjegjësisë së përbashkët të feve të ndryshme për mirëqenien e njerëzve, për tolerancën,  për respekt të ndërsjellë dhe marrëveshje mes përfaqësuesve të besimeve të ndryshëm. Ne duam t’i tejkalojm sfidat, të nxitura nga interesat politike dhe ideologjike, dhe ne nuk do të lejojmë që feja të përdoret për qëllime anti-njerëzore dhe egoiste.
Zoti (Perëndia) dhe njeriu qëndrojnë në qendër të të gjitha feve. S’bashku ne dëshirojmë të përcjellim apelin tonë tek të gjithë njerëzit në botë për tolerancë, mirëkuptim të ndërsjellë, respekt dhe paqë.”
Këto ishin disa nga pikat e deklaratës së kësaj konference ndërkombëtare, gjithashtu u shpalos se Konferenca e rradhës do të realizohet në qytetin Varna, në tetor 2012.
afrimii
1. h. Afrim Tahiri me Muftiun e Bullgarisë, h. Mustafa Haxhi
afrimi2
2. h. Afrim Tahiri me kryetarin e Këshillit të Ulemave të Rusisë, Mufti Ferid Selman

Comments are closed.