[:al]“Toka e mbushur me kandila ndriçues.”[:]

[:al]“Më të ndershmit e ummetit tim janë ato që e ruajnë Kur’anin përmendësh!”

Kohë më parë, në një atmosferë gëzimi, Semra Asanit iu dha çertifikata e kryerjes së hifzit. Në këtë event fetar prezantuan Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit, Mr. Qenan Ismaili, Dekani i FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani mësimdhënësit e Medresesë, ligjërues Nga Fakulteti i Shkencave islame, prindërit dhe familjarët e hafizes, nxënës dhe shumë miq e dashamir të kësaj vatre edukative arsimore.

Me këtë rast, fjalë përshëndetëse pati Muftiu i Shkupit, Mr. Qenan Ismaili, drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim Idrizi, i cili i uruoj hafizes suksese të mëtejme, me shpresë se do të radhitet në mesin e pjesëtarëve më të ndershëm të Ummetit Muhammed a.s  “ Medreseja Isa Beu kohëve te fundit luan rolin edhe të shkollës se hifzit e cila vetëm ne këto 10 vitet e fundit ka nxjerrë mbi 30 hafiz dhe hafize të Kur’anit Famëlartë dhe njëkohësisht sipas të gjitha të dhënave është nder si Medrese e vetme në Ballkan që më së shumti kultivon hafiz të Kur’anit Famëlartë të të dy gjinive”, tha veç të tjerash drejtori i Medresesë, Prof. Ibrahim ef. Idrizi.

Kurse me fjalë rastit të pranishmëve iu drejtua i autorizuari i Reisul Ulemesë H. Sulejman ef. Rexhepi, Dekani i FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani.

Komisioni ishte i përbërë nga Prof. hfz. Nehal Bajrami (Muhafize e nxënëses), Prof. hfz.Shafi Osmani (Kryetar). Prof. hfz.Sheval Azizi (anëtar). Këtë manifestim edhe më të këndshëm e bënë nxënësit e medresesë që u paraqitën me ilahi. Në fund Dekani i FSHI Prof. Dr. Shaban Sulejmani në emër Reisul Ulemasë së BFI-së Sulejman ef.Rexhepi ia dorzoi çertifikatën e hifzit. Ceremonia u përmbyll me një dua nga ish-Muftiu i Shkupit Prof. Rexhep ef.Jusufi

[maxgallery id=”10098″][:]

Comments are closed.