Thyhen xhamat e xhamisë Haxhi Dërguti në Ohër

Aktet vandale vazhdojnë edhe më tej të bëhen nga individëve të paskrupullt, kësaj rradhe nuk kanë kursyer xhaminë Haxhi Dërguti në qytetin e Ohrit.
xhamia haxhi derguti
Përdhsoja dhe dëmtimi i objekteve dhe vlerave fetare islame janë cak i sulmeve që kohëve të fundit i hasim në Maqedoni. Për rastin në fjalë Myftinia e BFI-së Ohër ka njoftuar organet e rendit dhe nga të njejtit kishte kërkuar që të merren masa.
Por, gjithashtu na bëjnë të ditur se kanë kërkuar që të mos ngacmohen ndjenjat e besimtarëve mysliman ngase ngacmimet e tilla mund të kenë epilog negativ dhe të reflektojnë negativisht në marrdhëniet ndërfetare.

Comments are closed.