Thellohet bashkëpunimi i OH HIlal me Drejtorinë e Vakëfit të Turqisë

Thellohet bashkëpunimi i OH HIlal me Drejtorinë e Vakëfit të Turqisë
Aktiviteti institucional dhe angazhimi profesional i OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM ka ndikuar që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të kësaj Organizate dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit të Republikës së Turqisë. Gjatë Ramazanit të këtij viti kjo Drejtori i ka dhuruar “Hilal”-it rreth 5000 pako me artikujt të ndryshëm ushqimor e higjienik. Pikërisht, për shkak të menaxhimit transparent të kësaj ndihme, këto ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë i ka dhuruar OH Hilal edhe 4000 pako të tjera ndihmë, prej të cilave një kontigjent do t’ju shpërndahet banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës të prekur nga vërshima e fundit katastrofale, kurse pjesa dërmuese e pakove do t’ju shpërndahet të varfërve anekënd vendit. Ky aksion ka filluar sot në lagjen e Hsanbegut dhe do të shtrihet gjithandej vendit, me prioritet.
Me këtë rast, drejtori i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, ka falënderuar nga zemra Drejtorinë e Vakëfit Turk, duke nënvizuar se kjo ndihmë është rezultat i punës transparente që është kryer me ndihmat paraprake të ardhura nga ky Institucion turk si dhe për shkak të autoritetit dhe respektit ndaj Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili për asnjë çast nuk pushon së angazhuari që të sigurohet sa më shumë ndihmë për të varfërit dhe hallexhinjtë myslimanë të Maqedonisë.
Ndryshe, po në OH HILAL ka arritur nga Danimarka edhe një kontigjent ndihmash prej 80 pakove me veshëmbathje të cilat janë si rezultat i angazhimit të ambasadorit të Maqedonisë në Danimarkë, z. Naim Memeti i cili e ka inicuar këtë aksion në mesin e xhemateve tona si ndihmë për të prekurit nga katastrofa natyrore që kohë më parë kaploi lagjen e Hasanbegut me rrethinë.
Vlenë të theksohet se OH HILAL po angazhohet me të gjitha mekanizmat e veta që të sigurojë sa më shumë ndihmë dhe ato të jenë permanente për këtë vendbanim të vërshuar derisa banorët e atyshëm të arrijnë kushtet për një jetë sa më normale.
vakfi

vakfi1

Comments are closed.