Thellohet bashkëpunimi BFI dhe Turqi
Një delegacion Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, i kryesuar nga Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi, kanë qëndruar për një vizitë disa ditorë në Dijanetin e Republikës së Turqisë ku kanë zhvilluar disa takime të rëndësishme me personalitete të ndryshme publike në vend.
Gjatë qëndrimit në Dijanetin e Republikës së Turqisë, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi, zhvilloi një takim miqësorë me kreun e Dijanetit Turk, Prof. Dr. Mehmet Gormez.
Kreu i BFI-së, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi, pasi e falënderoi Prof. Dr. Mehmet Gormez për mirëpritjen e ngrohtë, e njohu atë me historikun e institucionit më të lartë fetar të cilën e udhëheq, me strukturat e tij, me sistemin arsimor të medreseve, Fakultetin e Shkencave Islame, si dhe i foli për sfidat e institucionit në misionin e tij në shërbim të myslimanëve. Gjithashtu kryetari Rexhepi e njohu z. Gormez me arritjet e BFI-së së Maqedonisë, përgjatë këtyre 20 vjetëve të pluralizimit. Veçanërisht theks të veçantë kreu i BFI-së elaboroi gjatë procesin e denacionalizimit të pronës së vakëfit, proces i cili shkon në dëm të BFI-së.
Ndërkohë nga ana e tij Prof. Dr. Mehmet Gormez, e falënderoi Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi , për informacionin e dhënë ne lidhje me situatën e islamit në Maqedoni dhe vlerësoi punën e institucionit në drejtim të përhapjes së Islamit tek myslimanët e Maqedonisë, kontributin e vazhdueshëm në dobi të progresit të mbarë shoqërisë, duke garantuar mbështetjen e Turqisë në këtë drejtim vecanërisht në procesin e kthimit të vakëfit në Maqedoni.
Në fund ata biseduan për projekte të përbashkëta në shërbim të islamit dhe myslimanëve. Siguroi mbështetjen e plotë të Dijanetit.
Në kuadër të kësaj vizite delegacioni i BFI-së, ku morën pjesë edhe Sekretari Gjeneral haxhi Afrim ef. Tahiri, Udhëheqësi i Sektorit të arsimit dhe kulturës Haxhi Jakup ef Selimovski dhe Nizam Reshit si korrdinator i BFI-së dhe Turqisë, vizitoi edhe Ahmed Durmush, ish atasheu i çështjeve fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, I cili për momentin luan rolin e Myftiut në Myftininë e Keçioren në Ankara.
Next Post
Comments are closed.