Tetë dekada Kushtetushmëri të BFI-së

Tetë dekada Kushtetushmëri të BFI-së

Kohë më parë, (05. 11. 2016) në Fakultetin e Shkencave Islame, institucion më i lartë arsimor i Bashkësisë Fetare Islame, nën patronatyin e Kryetarit të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, u mbajt një tryezë shkencore “80 vjet të Kushtetutshmërisë së BFI (1936-2016)”, me qëllim për të hedhur dritë mbi Kushtetutën e parë të Institucionit tonë këtu e tetëdhjetë vjet më parë, për të hedhur dritë mbi rrugëtimin e kushtetushmërisë së Bashkësisë Fetare Islame në vendin tonë, për të folur mbi kontributin e ulemasë sonë në zhvillimin e jetës fetare, për sfidat me të cilat ballafaqoheshin popullata islame dhe udhëheqësit e tyre si dhe për një varg çështjesh shumë interesante që lidhen jo vetëm me periudhën e miratimit të Kushtetutës së parë të Bashkësisë Fetare Islame në RM.

Kushtetuta është themeli i një sistemi shoqëror të një shteti apo një organizate; Kushtetuta është akti më i lartë juridik, përmbledhje ligjesh e rregullash të cilat orientojnë shoqërinë apo organizatën drejt zhvillimit i cili bazohet në shumë shtylla që përfaqësojnë angazhime, detyrime, obligime por edhe përgjegjësi, si për udhëheqjen ashtu edhe për qytetarin më të rëndomtë anëtarë i një shoqërie apo një organizate. Me kushtetutë definohen këto kategori juridike, shoqërore e morale dhe i hapet rrugë formësimit dhe zhvillimit të subjektit juridik. Ky ishte edhe motivi kryesor për ta ndriçuar gjakimin e flaktë dhe permanent të Institucionit tonë, Bashkësisë Islame, që nëpër kohë të zhvillojë aktivitete dhe të funksionojë si kategori kushtetutare. Në këtë tryezë morën pjesë emra eminentë të cilët përmes kontributeve të tyre do të ndriçojnë shumë fakte, dokumente e ngjarje të trishtueshme por edhe të lavdishme nëpër të cilat kanë kaluar muslimanët e këtij nënqielli.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti dekani i Fakulteti i Shkencave Islame doc.dr. Faredin Ebibi i cili përgëzoi këtë manifestim duke theksuar së eventet e rëndësishme siç është ky në të cilën do të disktuohet mbi kushtetushmërinë e Institucionit tonë, duhet përkrahur dhe përkujtuar vazhdimisht.

Fjalë rasti mbajti Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili u përqëndrua mbi rëndësinë e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë së një organizate me traditë shumëshekullore siç është Bashkësia Islame e Maqedonisë. Duke e zbërthyer kuptimin juridik të këtyre dy kategorive kushtetutare, Kryetari i BFI-së, efendi Rexhepi do të theksojë: “Jemi mbldhur në këtë tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi një ide sa të qëlluar aq edhe të domosdoshme për t’u shqelluar. Këtu në mënyrë shkencore dhe me kompetencë do të diskutohet mbi kushtetutshmërinë e Bashkësisë sonë Islame nëpër dekada dhe periudha të ndryshme. Në fakt, do të flitet mbi pozitën juridike të Institucionit tonë në periudhën post-otomane, në periudhën më të errët të saj, në komunizëm dhe, për periudhën e sotshme, le ta quajmë post-komuniste.

Zbërthyer nga këndvështrimi juridik, fjala kushtetutshmëri ka kuptimin e një parimi shumë të rëndësishëm mbi të cilin zhvillohet funksionimi institucional i një shteti të pavarur por edhe i një hallke të pavarur por shumë të rëndësishme të një shteti. Këtu e tetëdhjetë vjet më parë, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë kishte Kushtetutën e vet, ndërkohë që në periudhën komuniste pozita e saj zbriti në nivelin statutar, meqë Kushtetuta iu rezervua vetëm Rijasetit të

Jugosllavisë së atëhershme, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë kontrollohej nga pushteti qendror komunisto-jugosllav.

Me pavarësimin e Maqedonisë u pavarësuan të gjitha organet e atëhershme kolektive. Së këndejmi, kjo ndodhi edhe me Bashkësinë tonë Islame, akt ky që na detyroi ta përshpejtojmë edhe ngritjen e këtij Institucioni në pozitën kushtetutare.

Pse i duhet kjo kushtetushmëri Institucionit tonë? Këtë më së miri do ta shpjegonte definicioni juridik i cili e përimtëson në detaje kuptueshmërinë e kësaj fjale. Në kuptimin e ngushtë kjo fjalë nënkupton pajtueshmëri me kushtetutën dhe me të gjitha aktet e tjera normative! Ky definim tingëllon si kuptimi politiko-juridik i kushtetushmërisë së një shteti. Nëse këtë kuptim e kundrojmë nga këndi i pavarshmërisë së Institucionit prej shtetit, atëherë sintagma “kushtetushmëri e Bashkësisë Fetare Islame” do të nënkuptonte ekzistimin e rregullave themelore kushtetuese, në bazë të të cilave organizohet sistemi dhe funksionimi i Institucionit tonë, ushtrohet apo kufizohet ky funksionim, garantohen të drejtat dhe liritë e plota të pjesëtarëve të vet për ta ushtruan jetën fetare, si dhe mekanizmat sa më efikase për ta zhvilluar dhe avansuar jetën fetare islame.

Natyrisht, një synim i tillë nuk mund të haset në një Kushtetutë laike, së këndejmi, del edhe nevoja jetike që Bashkësia Islame të ketë Kushtetutën e vet. Këtë nevojë e kemi nuhatur fill pas pavarësimit të Maqedonisë dhe, në afat rekord, përmes një angazhimi të pashoq, përmes konsultimeve dhe sugjerimeve profesionale, përmes punës ekipore, kemi qenë të parët në rajon që në diskutim publik kemi nxjerrë draft-versionin e parë të Kushtetutës më të re të BFI-së. Gjatë debateve ka pasur propozime, sugjerime dhe vërejtje të cilat, pa dyshim që komisionet punuese i kanë marrur në konsideratë për ta finalizuar tekstin e Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë që do të hyjë në fuqi më vitin 1994, dhe i cili pastaj do të bëhet model për kushtetutshmërinë e shumë bashkësive simotra në rajon.

Gjithësesi që duhet të nënvizohet edhe një fakt shumë i rëndësishëm: procesi i kushtetushmërisë mbështetet dhe zhvilluhet ekskluzivisht mbi parimin e ligjshmërisë, i cili e këkron respektimin e përpiktë dhe të pakusht të Kushtetutës, ligjeve dhe akteve nënligjore nga ana e të gjitha organeve të Bashkësisë Islame, nëpunësve fetar, organizatave të ndryshme”, ka theksuar Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Më pastaj panbelistët kanë vijuar me kumtesat e tyre shkencore. Referues i parë, prof. Jusuf Zimeri ka hedhur dritë mbi “Rethanat socio-juridike në të cilën është sjellë Kushtetuta e vitit 1936, dhe rëndësia e saj për BFI dhe muslimanët”. Me këtë rast efendi Zimeri ka folur për rrethanat se si erdhi deri te kushtetuta e vitit 1936, duke i bërë një zbërthim të hollësishëm jo vetëm kushtetutës së këtij viti por edhe rrethanave që ndikuan deri te miratimi i këtij akti më të lartë juridik.

Dr. Qerim Lita foli rreth “Zgjedhjeve të vitit 1937 konform Kushtetutës së BFI-së së vitit 1936 në Mexhlisin e Ulemave të Shkupit”, duke u përqëndruar sidomos nëe problemet dhe procedurat e zgjedhjeve të organeve të BI-së konform kësaj kushtetute. Gjithashtu foli për shumë probleme dhe sfida me të cilat përballeshin asokohe myslimanët e nënqiellit tonë, pastaj foli për listat

zgjedhore, zgjedhjet e Këshillit të Bashkësis Islame në krye me Sherif Langut, si dhe për synimin parësor të këtij Këshilli e që ishte: shpërndarja e librave në gjuhen shqipe dhe pengimi me çdo kusht i shpërbguljes së popullatës.

Në mes të dy panaleve të pranishmit në këtë tryezë shkencore patën rastin që në hollin e FSHI-së të shohin të ekspozuar faqet e Kushtetutës së vitit vitit 1936 e nxjerrur nga Arhivi i Shtetit.

Në paneline dytë ligjeroi Dr. Skender Hasani, me temë “Bashkëpunimi i Ulemave të Shkupit me lëvizjet politike në vend dhe më gjërë (me theks të vacant Xhemijeti), ku foli për atë se çka paraqiste Xhemijeti dhe veprimtaria e Xhemijetit, kush ishte bartës i Xhemijetit, foli për forcimin e Xhemijetit pas zgjedhjeve të 1923, dhe hakmarrjet serbe kundër Xhemijetit duke e rrënuar Burmali Xhaminë dhe duke e ndërtuar në vend të saj shtëpinë e oficerve.

Dr. Taxhedin Bislimi në kumtesën e vet ishte përqëndruar sidomos në temën “Gjendja edukativo arsimore e popullatës, funksionimi dhe roli i Medreseve të kohës”, ku paraqiti të dhëna statestikore për gjëndjen e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, diferencat statistikore në mes nxënësve muslimanë dhe jomuslimanë, pengimi dhendalimi i të mësuarit në gjuhën shqipe etj.

Refeues tjetër ishte Dr. Sadik Memeti i cili në koautorësi me Nuredin Ahmeti prezantoi rezymenë e temës “Shkollat Islame në Kosovë midis dy luftërva botërore (1918-1941)”, ku theks të veçantë vuri mbi Sibjan Mektebet e kësaj periudhe si dhe hodhi dritë mbi personalitetet e pamohueshme të kohës të cilët këta mektebe i kishin përdorur edhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare përballë rreziqeve që po e kanosnin popullin e Kosovës dhe, përgjithësisht, popullatën shqiptare.

Ndërkaq Myftiu i Tetovës, prof.dr. Qani Nesimi foli më temën “Sfidat me të cilat ballafaqoheshin popullata islame dhe udhëheqësit e tyre në luftë kundër strukturave antishqiptare dhe antiislame në atë kohë”, duke u përqëndruar më slloganet e shumta propagandistike që përdoreshin për ta luftuar fenë islame dhe për ta mbjellë një mentalitet antiislam mentalitet ky i denjë për doktrinat ateiste.

Përgjithësisht, kjo tryezë shkencore nga të pranishmit u vlerësua shumë e suksesshme, shumë e qëlluar dhe tërhoqi vëmendjen në faktin që tryeza të këtilla shkencvore duhet të jenë më të shpeshta dhe të domosdoshme.

kushtetuta

kushtetuta1

kushtetuta2

kushtetuta3

kushtetuta4

kushtetuta5

kushtetuta6

Comments are closed.