TEOLOGU I MIRËNJOHUR IMER EF. ALILI VAZHDON MISIONIN E TIJ NË ZVICËR

Të premten më 29.04.2022, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit, priti H. Imer ef Halilin, nga Debreshi, përndryshe imam dhe ligjërues i deritanishëm në Xhaminë e Rinisë në Gostivar dhe njëri ndër themeluesit si anëtarë i Korit të Myftinisë së Gostivarit.
Tani e tutje, ai është caktuar imam i rregullt në Efretikon të Zvicrës ku do jetë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë. Gjata kohës së Reisul Ulemasë si Myfti në Gostivar, H. Imeri ka qenë njëri ndër bartësit kryesor në zhvillimin dhe reformat e Myftinisë, ligjërues dhe orator i njohur, anëtar i Kryesisë së Myftinisë si dhe përfaqësues i Myftinisë në shumë vende. Ka qenë arsimtar i lëndës fetare në Sh.F. Bashkimi në Gostivar dhe njiherit është i diplomuar edhe në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Për BFI do jetë një shprazëti e madhe, por edhe në Zvicër do jetë një shpjegues i mirëfilltë i Islamit.
Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e falënderoi shumë për kontributin e tij të palodhshëm si kuadër i BFI dhe i uroi punë të mbarë.
Në fund në shenjë respekti për punën e madhe që ka bë në shpjegimin e Islamit dhe organizimin e jetës fetare islame ne vendin tonë Reisul Ulemaja e dekoroi me një mirënjohje si përkrahje edhe për angazhimin e tij në Zvicër.

Comments are closed.