TELEGRAME URIMI PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten, më 17 Shkurt 2022, i dërgoi një telegram urimi homologut të tij në Republikën e Kosovës, Kryemyftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnavës dhe pjesëtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë të Kosovës.
Në këtë telegram thuhet:
“I nderuar Kryemyfti Naim ef. Tërnava, të nderuar pjesëtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ditë është një ngjarje historike për tërë Kombin tonë. Ajo i jep kuptimin jetës, dinjitetit, paqes, lirisë, dinjitetit, ngritjes së krenarisë sonë dhe përkushtimit ndaj Vatanit.
Të përulur para veprës së shenjtë dhe sakrificës sublime të martirëve tanë, ne sot po shënojmë me mburrje 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si shtet i lirë dhe demokratik.
Urime dhe qoftë e bekuar kjo Ditë e madhe tek Krijuesi ynë.
Me respekt
Reisul Ulema i BFI e RMV
H. Hfz. Shaqir ef Fetai”.
Poashtu Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ka dërguar telegram urimi me përmbajtje të ngjashme edhe z. Pridon Sadriu, i ngarkuar me Punë të përkohshme në Ambasadën e Kosovës si dhe stafit të kësaj Ambasade.

Comments are closed.