I nderuari z. Ali Ahmeti,
Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, dhe në emrin tim personal, t’iu shpreh urimet më të përzemërta me rastin e fitores Tuaj në zgjedhjet lokale 2013 në Maqedoni.
Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej zhvillimin e hovshëm të shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci substanciale e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike.
Në veçanti ju uroj fitoren historike në Komunën e Kërçovës e cila u fitua nga shqiptarët pas kaq shumë vitesh vitesh. Kjo fitore erdhi falë bashkimit të shqiptarëve edhe gjithë mërgimtarëve që erdhën dhe votuan nga larg.
Bashkësia Fetare Islame e RM-së, rithekson angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me komunat që janë në qeverisjen e partisë suaj, në interes të përbashkët të të gjithë qytetarëve.
Me bindjen e plotë se partia e Juaj do të dijë të çojë përpara aspiratat e popullit shqiptarë në Maqedoni, Ju uroj suksese në rrugën tuaj të qeverisjes.
Urime edhe një herë.
Me respekt
Kryetar i BFI-së në RM
Reis Ul-ulema Haxhi. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.