TELEGRAM URIMI PËR 26 VJETORIN E TV FESTA

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me rastin e 26 vjetorit të TV Festa – Kumanovë, i dërgoi një Telegram Urimi, pronarit dhe themeluesit të këtij televizioni z. Nexhat Aqifi dhe stafit të këtij televizioni.
Mes tjerash Reisul Ulemaja dha vlerësimet e tij për TV FESTA dhe e quajti zëri i të vërtetës, zëri i fakteve dhe argumentit, zëri i promovimit të vlerave tradicionale, vlerave demokratike dhe evropiane. Në vazhdim është telegrami:
TELEGRAM URIMI
I nderuari Z. Nexhat Aqifi
Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’ju uroj juve dhe stafit të Televizionit Festa 26 vjetorin e themelimit.
Përvjetorët shpesh herë i festojmë për të na kujtuar vitet, brenda të cilave janë ditët, orët e sekondat, të cilat për një televizion përveç se janë punë e palodhshme, janë edhe krenari, si për stafin ashtu edhe për auditorin – shikuesit. TV Festa që nga starti, kontribuoi në pasurimin e jetës mediatike në vendin tonë dhe gjithmonë ishte zëri i të vërtetës, zëri i fakteve dhe argumentit, zëri i promovimit të vlerave tradicionale, vlerave demokratike dhe evropiane. Bashkësia Fetare Islame e RMV gjithmonë e ka pasur derën e hapur në mediumin tuaj, duke filluar nga ju personalisht z. Nexhat e deri tek stafi i TV tuaj, andaj u jemi mirënjohës dhe falënderues për gjithë bashkëpunimin ndër vite dhe u dëshirojmë që me sukses e dinjitet të vazhdoni të jeni zëri i qytetarëve edhe në të ardhmen, sepse vetë ekzistenca juaj si TV Festa ka një rëndësi të jashtëzakonshme në shprehjen e mendimit të lirë në vendin tonë.
Urime edhe një herë 26 vjetorin dhe ju dëshiroj suksese të mëtejshme.
Me respekt
Reisul Ulema
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.