TELEGRAM URIMI

basbakanFitorja e madhe e AK Partisë, lider i secilës jeni Ju, në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 30 mars 2014, neve, muslimanëve të Republikës së Maqedonisë, na ka gëzuar shumë. Mendojmë se fitorja e arritur, pas një fushate parazgjedhore të vështirë dhe të ashpër, nuk është fitore vetëm për vëllezërit tanë në Turqi, por njëkohësisht, kjo është fitore edhe për muslimanët e Maqedonisë, të rajonit ballkanik dhe të botës në përgjithësi. Menjëherë pas njoftimit për triumfin tuaj dhe para se t`i drejtoheni simpatizuesve nga “ballkoni”, Ju gjetët kohë që në mënyrë të drejtpërdrejtë, t`u drejtoheni të pranishmëve në mitingun qendror që u organizua në Shkup, me rastin e fitores së AK Partisë, për ta ndarë gëzimin Tuaj me ne, gjë e cila është fakt i pamohueshëm se sa rëndësi dhe respekt keni ndaj nesh. Me këtë rast, me dëshirën më të sinqertë, në emrin tim personal si dhe në emër të popullatës muslimane të Maqedonisë ua uroj këtë fitore me dëshirë që ky sukses të jetë i përhershëm.

Konsideroj se Ju jeni lider i vetëm i muslimanëve, i cili i mbroni muslimanët dhe haptazi u kundërvihet mekanizmave të cilët, muslimanëve në botë u bëjnë dëme në nivel global. Ne jemi dëshmitarë se Ju me bashkëpunëtorët Tuaj, në çdo moment keni qenë me ne duke na përkrahur kundër veprimeve qëllimkëqija. Jam i vetëdijshëm se kjo lidhje shpirtërore në mes nesh buron nga besimi ynë i përbashkët në Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin a.s. Për ne është nder, që në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë, Ohër, Resen, Manastir, Veles, Shtip dhe vendbanime tjera, në territorin e Maqedonisë të lutemi për sukseset Tuaja. Përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame dhe muslimanët e Maqedonisë, në krye me mua, gjithmonë me lutje do të jemi me Ju në sukseset e mëtutjeshme. Për këtë arsye, besojmë se nuk është e rastit afërsia dhe interesi i treguar i Juaj, për ta ndihmuar Maqedoninë.

Dëshiroj që Allahu xh.sh. Juve, neve dhe gjithë muslimanët, t`na mbrojë prej çdo sherri dhe fitneje.

Dhëntë Zoti xh.sh. që gjithmonë të jeni në krye të muslimanëve. Allahu u ndihmoftë.

Comments are closed.