Telegram ngushllimi – Kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë, Prof.Dr. Mehmet Gormez

sulejman-rexepi-640x396 (1)Kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë, prof.Dr. Mehmet Gormez

I nderuari vëlla dhe mik,

Jam i tronditur nga akti i shëmtuar terrorist që sot ndodhi në Stamboll, me çrast përsëri humbën jetën njerëz të pafajshëm të cilët me asgjë nuk e provokuan dhunën e tmershme. Në emrin tim personal, të Bashkësisë Islame të Maqedonisë dhe të të gjithë besimtarëve muslimanë e të njerëzve qëllim mire nga Maqedonia, ju shpreh juve dhe institucionit që e udhëhiqni, si edhe shtetit dhe popullit vëlla turk, ngushëllimet më të sinqerta. Qëndroni të fuqishëm dhe bëhuni të durueshëm ndaj goditjeve që po ju bëhen nga keqbërësit dhe njerëzit që e kanë humbur rrugën dhe janë larguar nga urdhërat e Allahut xh.sh. Në këto caste të rënda për Ju dhe për popullin e juaj, besimi te Krijuesi ynë le të jetë shërim për plagët e shkaktuara nga njerëzit të cilët po e dëmtojnë imazhin e Islamit nëpër botë dhe po e rritin ndjenjën e islamofobisë. Përfundimisht, teroristët, sadoqë po përpiqen të maskohen me petkun e Islamit, nuk kanë as fe, as besim, as dashuri për kombin. Ata e urrejnë paqen dhe mirësinë që e përhapë Islami. Allahu qoftë me ju në këtë situate të rëndë dhe në të ardhmen.

Bashkë ndjejmë dhe bashkë vuajmë me Ju.

Shkup. 12.01.2016

Reis ululemai BFI në RM

h. Sulejmanef. Rexhepi

Comments are closed.