Deri te: Ambasada e Francës
Ambasadorës znj. Laurence Auer
Zonja ambasadore, Qeveria Franceze dhe populli mik francez po kalon një nga çastet më të rënda në historinë e saj bashkëkohore. Derisa mbare Franca po shënonte Ditën e vet nacionale, një akt terrorist i një mendje të prishur, do të shkaktojë një tragjedi shokuese për mbarë njerëzimin e civilizuar. Ky veprim makabër, na ka prekur thellë në shpirt edhe ne, popullin shqiptar por dhe mbarë myslimanët si dhe qytetarët e Maqedonisë.
Në këto çaste të rënda dhe të tmerrshme për popullin francez dhe për Qeverinë tuaj, ne do të lutemi që ta tejkaloni sa më lehtë këtë dhembje të trishtë.
Ju lutemi që popullit francez dhe Qeverisë së Francës t’ia përcillni ngushëllimet tona më të përzemërta. Zoti ua shtoftë durimin familjarëve që humbën të dashurit e tyre kurse të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Me përzemërsi
Reisul Ulema i BFI në RM
_________________
H. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.