Telegram ngushëllimi
E tërë Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i tërë komuniteti mysliman, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut e më gjerë, janë të prekur thellë nga tragjedia e rëndë, e ndodhur në Kumanovë më 23 shkurt, 2020, nga shpërthimi i bombolës së gazit, me pasoja fatale për një familje të tërë.
Le t’i referohemi në këto çaste zie dhe pikëllimi thënies së Jakubit (a. s.): “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju.” (Kuran, Jusuf: 86)
Të gjithë atyre që kanë pësuar në këtë tragjedi të madhe u themi: Jemi me ju, Zoti është i madh dhe kurrë më mos ndodhshin fatkeqësi të këtilla! BFI lutet për shpirtrat e merhumëve që kanë humbur jetën me këtë rast dhe Allahu (xh. sh.) i shpërbleftë me Xhenet.
Shkup, 24 shkurt 2019
Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi,
Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Comments are closed.