TË SHPËTOSH NJË JETË ËSHTË DETYRË E SHENJTË

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veiut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të mërkurën më 04.11.2020 vizitoi Institutin Publik Shëndetësor të Transfuziologjisë të RMV. Këtë vizitë Kreu i BFI e bëri pas marrjes së ftesës nga Kryetari i këtij Instituti, Dr Sadulla Hiseini, i cili në shoqërinë e Mr. Venako Stomnarovski, Dr. Sait Saiti – Sekretari gjeneral, Dr. Goran Andonov dhe tē tjerë e pritën në mënyrën më të mirë të mundshme Kreun e BFI.
Pas takimit, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai takimin e cilësoi si një pritje të ngrohtë miqësore.
“Së pari u njoftuam me punën dhe synimet e këtij Instituti, e në veçanti në kohën e pandemisë Covid 19 kur është më se e nevojshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Ne biseduam edhe për bashkëpunim të ndërsjellë në këtë kohë të vështirë si dhe në të ardhmen. Në mënyrë të vëçantë vizituam të gjithë procesin e dhënies së gjakut, përpunimin e tij, mbrojtjen dhe distribuimi i gjakut në raste të nevojës për pacientët” tha mes tjerash Kreu i BFI.
Tradicionalisht Bashkësia Fetare Islame e RMV ka mbështetur gjitha aksionet për dhurimin e gjakut, gjithandej ku janë organizuar dhe ka marrë pjesë masivisht, sepse botërisht dihet se dhurimi i gjakut shpëton jetën e njerëzve. Andaj të shpëtosh një jetë njeriu është detyrë e shenjtë, e duke pasur parasysh këtë, BFI si gjithmonë do të jetë e gatshme në çdo moment të jetë në shërbim të shëndetit të njeriut.

Comments are closed.