Të pikëlluar për kalimin në amshim të Akademikut Luan Starova

Largimi në amshim i Akademikut Luan Starova, u prit si lajm i hidhur e i pikëllueshëm për Bashkësinë Fetare Islame në RMV dhe për tërë shoqërinë në përgjithësi, të cilës i dhuroi një krijimtari mahnitëse si shkrimtar, përkthyes dhe shkencëtar. I dekoruar me çmimet më të larta si në vend ashtu edhe jashtë, z. Starova ishte nder për kombin dhe për vendin, të cilët ai i përfaqësoi më së miri si anëtar i ASHAM-it, anëtar nderi i ASHSH-së, i Akademisë Mediterane të Napolit, Akademisë Evropiane të Shkencave në Salcburg dhe Shoqatës Shkencore “Lajbnic” në Berlin. Veprat që la pas janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të Botës.
Bashkësia Fetare Islame e RMV, dhe Kryetari i saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të afërm të z. Luan Starova. Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë me Xhennet.

Comments are closed.