Të ndërtojmë vlera shoqërore përmes Kuranit
Në prani të qindra besimtarëve mysliman nga fshati Llabunisht të Strugës dhe shumë besimtarë nga shumë qytete tjera të vendit, në një atmosferë tani më tradicionale për të tetëmbëdhjetën herë rradhazi edhe këtë vitë u shënua “ mbrëmja kuranore”.
Në këtë eviniment i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Afrim ef. Tahiri, koordinatori i myftisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup, drejtori dhe profesor të Medresesë Isa Beu- Shkup, kryetari i OH Hilal, imam, hafizllarë të Kuranit. Në këtë solemnitet të gjithë të pranishmit kishin mundësi që të ndjekin drejpërdrejtë nga qyteti i Strugës dhe diaspora hafizllarët dhe lexuesit e Kuranit me prezentimet e tyre të leximit të Kuranit që vinin nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse koordinatori i myftisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, u shprehi mirëseardhje të pranishmive, me çrast shprehi falënderime Llabunishtasve për iftarin e përgatitur dhe për mikëpritjen të ngoht të vendasve. Por gjithashtu potencoi në fjalë të shkurtëra mbi zbritjen e Kuranit për mbarë shoqëritë. Duke theksuar edhe anën tradicionale të mbrëmjeve kuranore që organizohen nga viti në vitë në Llabunisht.
Në fjalën e tij të rastit Sekretari i Përgjithshëm i BFI, h. Afrim ef. Tahiri fillimisht në emrin e Reis ul Ulemasë së BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe emrin e tij personal uroi qytetarët e Llabunishtës dhe myftininë e Strugës për këtë eviniment që tani më organizohet në mënyrë tradicionale të njohur si “mbrëmja Kuranore”. Ef. Tahiri shtoi se:” Në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit ka filluar zbritja e fjalës së shenjtë Hyjnore e Allahut Fuqiplotë, andaj të gjithë besimtarët mysliman pasi që jemi në muajin e duhet që mbarë besimtarët të kenë një qasje shumë më specifike ndaj Kuranit, ngase është mrekulli e Allahut Fuqiplotë përmes së cilës neve ndërtojm personalitetin tonë dhe ndërtojmë vlera shoqërore.
Mes tjerash theksoi se Kurani është fjalë Hyjnore që ka rol dhe vlerë të papërshkruar për gjithë civlizimet dhe shoqëritë. Ai falënderoi për mënyrën e organizimit të kësaj mbrëmje kuranore duke theksuar se këtë solemnitet të kësaj mbrëmje tradicionale Kuranore e shpall të hapur”.
Pas prezentimit të lexuesve të Kuranit me leximet e tyre, Sekretari i përgjithshëm, Afrim ef. Tahiri, koordinatori i myftisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani dhe u ndanë shpërblime të gjithë lexuesve të Kuranit dhe nga një çertifikatë për pjesëmarrjen e tyre.
Next Post
Comments are closed.