TË KRISHTERËT TALLEN ME NIKABIN NË MAQEDONI
(Nga gazeta javore e Ligës Botërore Islame, me seli në Mekke, M.A. Saudite, “Al alem Islamij”, e datës 06. shkurt 2012)
Pas ngjarjeve në Strugë dhe rrethinë, ku në Karnavalin e Vevçanit u përdhosën dhe prezentuan skena ofenduese ndaj fesë islame dhe librit të shenjtë Kuranit Famëlartë.
Për rastin në fjalë BFI kishte reaguar deri tek institucionet më të larta shtetërore dhe kishte njoftuar faktorin ndërkombëtarë, por gjithashtu kishte informuar opinionin e gjërë në vend dhe më larg. Materialin që kishte publikuar gazeta javore e Ligës Botërore Islame, me seli në Mekke, M.A. Saudite, e njohur me emrin “Al alem Islamij”, neve shkëputëm këtë material dhe të njejtin publikuam në webfaqen tonë.
Në materialin e publikuar shihet qartë reagimi i BFI-së, ku thuhet:
Liderët muslimanë në Maqedoni i apeluan besimtarëve musliman që të jenë të qetë dhe të përmbajtur pas indinjatës së tyre nga karnavali, në të cilin krishterët ortodoks tallin Islamin dhe Kur`anit, librin e shenjtë të myslimanëve dhe uniformën fetare të hoxhallarëve, por gjithashtu veshjen e gruas muslimane.
Manifestimi i festivalit të Vevçanit i shfaqur me tre janarin e këtij viti, i ka indinjuar muslimanët. Nga ana e tyre kreu muslimanë në Maqedoni në Komunikatën e institucionit të tyre dhënë opinionit, i bënë thirrje popullatës për vetëpërmbajtje, por e akuzuan Qeverinë për nxitje të islamofobisë. Në komunikatë mes tjerash thuhet: “ Duhet që muslimanët të jenë të përmbajtur në veprimet e tyre, por për fat të keq, ne jemi të shqetësuar në lidhje me islamofobinë e cila duket qartë edhe në propagandat e Qeverisë.”
Në komunikatë, po ashtu thuhet: “Ky është karnevali të cilin Qeveria e mbështet për çdo vit me paratë e të gjithë qytetarëve, pra edhe të muslimanëve”. Duke akuzuar palën ortodokse në Maqedoni për nxitje të urrejtjes ndaj bashkëqytetarëve musliman.
Next Post
Comments are closed.