[:al]Te gjithë të bashkuar kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm[:]

[:al]Në Tiranë u mbajt takimi ndërkombëtar i cili u ndoq nga më se 200 pjesëmarrës, kryeministra të rajonit, Perinci i Jordanisë, politikanë, ekspertë sigurie, liderë fetarë dhe akademikë. Përfaqësues i BFI në RM ishte  i autorizuari i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, z. Mustafa Dauti, ekspert në lëmin e lusftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar, si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtae dedikuar këtyre dukurive

 

Tiranë, 4 qershor – Tirana të hënën u zgjua nën masa të larta sigurie, pasi ishte nikoqir i krerëve të disa qeverive të Ballkanit së bashku me Princin e Jordanisë, si dhe personaliteteve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të dëshmuuar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit fetar. Të gjithë këta do të merrnin pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur nën patronazhin e Kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, dhe organizuar nga sektori kundër terrorizmit dhe radikalizmit ffetar që funksionon në kuadër të Qeverisë shqiptare.

Lufta kundër terrorizmit ishte tema qendrore që u trajtua në këtë takim, ndërsa delegacionet u pritën nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, që për herë të parë organizohet jashtë vendit të tij që prej themelimit më vitin 2015.

Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në Shqipëri qëndroi, princi Ghazi Bin Muhammad, Kreyeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, etj.

Takimi në Tiranë u ndoq nga më se 200 pjesëmarrës, politikanë, ekspertë sigurie, liderë fetarë dhe akademikë. Përfaqësues i BFI në RM ishte  i autorizuari i Reisull Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, z. Mustafa Dauti, ekspert në lëmin e lusftës së ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtae dedikuar këtyre dukurive.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua, Kryeministri Rama, i cili, duke e vlersuar lart sigurinë në vend, falë instituconeve shtetërore, ekspertëve të sigurisë si dhe komuniteteve fetare, do të nënvizojë: “Ekstremizmi i dhunshëm është çështje e ndjeshme për t’u diskutuar. Në Shqipëri toleranca fetare është një thesar që duhet ta mbrojmë. Unë besoj se kemi një përpjekje të përbashkët, pavarësisht sfidës për ekstremizmin e dhunshme. Mënyra se si ka dalë dhe se si përballemi me këtë sfidë, duhet të përballemi me nevojën për të mbrojtur parimet. Nuk do doja të merrja më shumë kohë, pasi ka gjëra shumë më interesante për të thënë. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe ju garantoj për vullnetin tonë për të punuar krah për krah. Me shumë dashamirësi do t’ja lë fjalën madhërisë së tij”, tha Rama, ndërsa ia dha fjalën Princit jordanez.

Princi Ghazi Nin Muhammad, u shpreh se kriza vjen nga brenda Islamit e kësisoj edhe zgjidhja duhet të vijë po ashtu nga brenda Islamit. Sipas tij çdo problem mund të zgjidhet lehtë e mirë vetëm duke bashkëpunuar mes vendeve por edhe mes vete.

Në këtë Konferencën për sigurinë globale, me theks të veçantë luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, foli edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vuri theksin mbi rolin e komuniteteve fetare duke qenë i bindur se udhëheqësit fetarë do të vazhdojnë të jenë një nga partnerët më të rëndësishëm në luftën kundër mesazheve të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, dhe shtoi se do të vazhdohet të punohet ngushtë me udhëheqësit fetarë në forcimin e marrëdhënieve të komuniteteve të ndryshme fetare. Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të parandalojnë çfarëdo përhapje të ideologjive ekstremiste që kanë potencial të kalojnë në terrorizëm, dhe për këtë ka miratuar edhe Ligjin që iu ndalon qytetarëve pjesëmarrjen në luftërat e huaja.

Kurse, si panelist, ka folur edhe Mustafa Daui, i cili fjalimin e vet e përqëndroi në rolin e Bashkësive fetare por edhe të ojq-ve dhe mediave në luftë kundër eksytremizmit të dhunshëm dhe radikalizmave fetarë. Në këtë linjë, z. Dauti do të theksojë se: “Ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, të veshur me petkun fetar, pa dyshim që janë ndër sfidat më të rënda me të cilët po përballet civilizimi botëror dhe, etiketimi më i padrejtë që shpesh po i bëhet një feje, konkretisht islamit. Feja dhe komuniteti jo domosdoshmërisht identifikohen njëra me tjetrën. Jo një herë është thënë, madje edhe nga mendimtarët më të ndritur që sot i ka bota se, ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi nuk kanë fe, por për bazë kanë ideologji, të cilat, si të tilla, luftohen nga të gjitha fetë qiellore. Natyrisht, drejtinformimi, sensibilizmi dhe ruajtja e vlerave të mirëfillta fetare ngelë obligim dhe detyrë e Institucioneve fetare, ndërsa luftimi i këtyre dukurime antinjerëzore dhe ruajtja e vlerave që sigurojnë bashkëjetesë dhe mirëqenie janë detyrë e institucioneve shtetërore.

Bashkësitë, apo komunitetet fetare, si intitucione më të thirrura për t’i mbrojtur vlerat e mirëfillta fetare si dhe për t’i luftuar dhe eliminuar të gjitha ato përpjekje që ia mësyejnë njollosjes së këtyre vlerave, jo vetëm në shtetet myslimane por gjithandej në botë ku funksionojnë, deri më sot denjësisht e kanë kryer misionin e tyre”, ka thënë Mustafa Dauti.

Tutje, përfaqësuesi i BFI-së, Mustaf Dauti ka thënë se roli i bashkësive fetare është që të kryejnë misionin e shenjtë në predikimin e mësimeve si dhe të parimeve të pastra të feve qiellore, por edhe të religjioneve, të cilët, në esencë, hiq ideologjinë e tyre, kanë po të njëjtin mision si të feve të hyjnishme.

“Ky rol është evident vetëm në ato shtete të pastra sekulare, ku politika i mban larg duart nga institucionet fetare. Shtetet që kanë sado pak lidhje, që anojnë kah një komunitet fetar, automatikisht, favorizojnë një komunitet mbi tjetrën dhe, për rrjedhojë pastaj shpërthen ndasia, urrejtja, konfliktet ndërfetare. Në të tilla raste, shpesh institucionet fetare të diskriminuara haptazi nga pushtetet, përballen me lëvizje ekstreme brenda radhëve të veta, me padëgjueshmëri dhe me braktisje të rregullave të komunitetit. Nuk është i panjohur qëndrimi i pushteteve në disa shtete ballkanike që të punojnë e shpenzojnë buxhete të tmerrshme me qëllim të nxitjes së lëizjeve ekstremiste dhe radikale për të ardhur deri te vetëmiratimi i politikave antiislame si dhe, fillimisht stigmatizimi i komunitetit mysliman dhe më pastaj edhe luftmi i tyre, deri në përmasa gjencidale”, është shprehur zotëri Dauti.

Duke folur mbi konstruktivitetin e myslimanëve të Maqedonisë Mustafa Dauti ka theksuar se “komuniteti mysliman në Maqedoni, ka fat të madh që në krye të vet ka një lider historik i cili, në mënyrë brilante diti ta menaxhojë tërë atë lojë të pushtetit të kaluar i cili bënte ç’mos për ta ngacmuar donjë konflikt ndërfetar, por edhe t’i sfidojë të gjithë ato elementë të huaj që po vlonin në territorin e Maqedonisë në emër të fesë islame! Falë vizionaritetit dhe përkushtimit të liderit tonë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, Bashkësia Fetare Islame, është absolutisht Institucioni i parë në rajon dhe më gjërë që publikisht doli me një nga Projektet më domethënëse dhe më të kompletuar për sa i përket përballjes me këta dukri por edhe me shkatuesit e  radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.”

Më pas, para të pranishmëve Mustafa Dauti foli gjërësisht mbi projektin e Bashkësisë Fetare Islame rë RM, për të cili tha se si i tillë është absolutisht projekti i parë i një institucioni të vendeve Ballkanike. “Kori diplomatik në krye me Ambasadën Amerkane, por edhe subjektet me relevancë nga BE-ja e më gjërë, në unison e përkrahën dhe e përshëndetën projektin në fjalë, kurse pushteti i kaluar nuk e përfilli fare, madje edhe nisi një fushatë johumane.

Pra, Bashkësia Fetare Islame (BFI) ishte mjaft aktive si në terren ashtu edhe nëpër media për të ndërgjegjësuar opinionin publik rreth Islamit të vertëtë dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar përfshirjen e shtetasve të Maqedonisë në vatrat e luftërave të huaja. Kjo përpjekje e BFI-së buron nga dhe mbështet në konsideratën për vlerat shoqërore që ofron multikonfesionaliteti i Maqedonisë si dhe në obligimin parësor të gjithësecilit në këtë shtet për t’i ruajtur dhe për t’i kultivuar fuqishëm këto vlera.

Për më tepër, fakti që në Maqedoni tinëzisht u shfaqën disa dukuri që favorizonin manipulantë që thërrisnin në emër të fesë islame për t’u futur në vatrat e luftës së pakuptimtë që po ndodhnin në një pjesë të Sirisë dhe Irakut, përbënte pikën fillestare të angazhimit tonë ndërgjegjësues. Përpjekjet dhe angazhimet tona ishin dhe janë në harmoni me Ligjin që e ndalon pjesëmarrjen e shtetasëve të Maqedonisë nëpër luftërat e huaja, nisur nga fakti që është detyrë e shenjtë e çdo besimtari për ta stopuar dhe luftuar qoftë edhe përpjekjen më të vogël për të thirrur në konflikt, destabilizim e luftë në emër të fesë, duke u nisur nga fakti që për çdo musliman është detyrë e shenjtë për ta ruajtur fenë islame nga manipulantët dhe përfitusit e trazirave shoqërore.

Në këtë kuadër, Organizata Humanitare “HILAL” që funksionon si organ i BFI-së, duke u mbështetur në projektin e nënvizuar më sipër, (“STOP radTerr” – Prandalimi i radikalizimit dhe përfshirjes në terrorizëm), ka haruar një program gjithëpërfshirës i cili synon të kontribuojë pozitivisht në ruajtjen e sigurisë njerëzore dhe të paqes në vend, rajon e botë duke frenuar radikalizimin dhe përfshirjen në terrorizën të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet fuqizimit të zërit të moderuar që përçon islamin e vërtetë dhe promovimit të përfshirjes sociale të grupeve më vulnerabël të shoqërisë.

Projekti ndërtohet mbi tre programe pune, që përbëjne komponentët kryesor: Rritja e ndërgjegjësimit rreth islamit të vërtetë dhe kauzës së luftës në vendet arabe; Promovimi i pranimit social te i gjithë komuniteti mbarë; Reduktimi i rrisqeve për përjashtim social dhe ekonomik të familjarëve të ish-pjesëmarrësve.

Në tentativë, për fazë të dytë të projektit në të ardhmen mbetet edhe komponenti i katërt i cili synon riintegrimin social dhe ekonomik të ish-pjesëmarrësve të kthyer nga këto vatra lufte.

Pa dyshim, sfida e radhës, edhe më e madhja, do të jetë deradikalizimi dhe resocializimi i të gjithë atyreve që po kthehen nga vatrat e krizës pasi përjetuan goditjen shkatërrimtare të forcave perëndimore. Çka me personat e këtillë? Krahas kuadrit ekzistues ligjor, kujtoj që të domosdoshme do të jenë edhe projektet humane. Pikërisht, për këtë komponentë, projekti ynë “STOP RadTerr”, është vlerësuar si një nga projektet bazë që duhet të gjejë implementim dhe përkrahje të gjithanshme në çdo vend që është i prekur nga këto dukuri”, tha në fund t fjalës së vet, Mustafa Dauti, përfaqësuesi i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit në këtë Konferencë ndërkombëtare

[maxgallery id=”9215″][:]

Comments are closed.