Të Drejtët midis popujve, nga Maqedonia

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 14.03.2022 mori pjesë në promovimin e librit “Të drejtët nga Maqedonia midis popujve”, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Në këtë libër flitet për sagën e hebrenjve nga territori i Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe konkretisht për shpëtimtarët e jetëve të hebrenjve, të cilët kanë marrë edhe mirënjohje nga ana e Shtetit të Izraelit.
Autorja e librit Maja Susha, njëherit udhëheqëse e Departamentit për edukimin dhe hulumimin e Holokaustit në ITShKSh, tha se ky është projekt afatgjatë i realizuar përmes hulumtimeve të shumta nëpër arkivat vendore dhe izraelite, dhe vjen në këtë formë pas mbrojtjes publike si tezë magjistrature në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup.
Skender Asani, Drejtor i ITShKSh tha se ky libër i Maja Sushës është shprehje guximit për të shëruar plagët e së kaluarës, por edhe për të diagnostifikuar deformimet që mund të shfaqen në shoqërinë tonë.
Në promovim morën pjesë edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe – Rachel Galloëay, Ambasadori i Austrisë – Georg Ëoutsas, Ambasadori i Shqipërisë – Fatos Reka, Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Simone Frankel, Atashe dhe përfaqësues të ambasadave tjera, Kryetari i Bashkësisë Hebreje në Maqedoninë e Veriut – Pepo Levi, etj.

Comments are closed.