TAKVIMI 2020 / 1441 – 1442 H.

TAKVIMI 2020 / 1441 – 1442 H.

Në vazhdën e botimeve të Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe Shoqatës “Ilmije” doli në dritë Takvimi për vitin 2020, (1441-1442 hixhrij).
Rëndësia dhe roli i Takvimit, për xhematet tona është shumë e madhe nga fakti se në pjesën e tij kalendarike, përpos kalendarit paralel (sipas matjës diellore dhe hënore), në të cilin janë të shënuara të gjitha festat dhe ngjarjet nga historia islame, janë të përcaktuara edhe kohët e faljeve të namazeve obigative ditore, gjatë tërë vitit si dhe kohët e faljës së namazit të bajrameve gjatë vitit 2020. Pikërisht, për këtë Takvimi gjenë vend në përdorim përditshmërie te çdo një familje muslimane. Në fund të kësaj pjese jepet Informacioni rreth ndërrimit të orës verore dhe dimrore, e cila deri më tani ka qenë praktikë e shumë shteteve, po ashtu edhe e vendit tonë.
Pjesa e dytë e Takvimit, e cila fillon nga faqeja 35, është pjesë tematike, në të cilën janë përmbledhur disa punime të fushave të ndryshme, siç janë:
“Vlera e identitetit të një populli janë shpirti, feja dhe kombi”, nga Reisul-Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.
“H. Sulejman ef. Rexhepi figurë markante e fesë dhe kombit”, shkruar nga Rexhep Ziberi,
“Përhapja e Islamit në Ballkan”, shkruar nga Muhamer Veseli.
“Të besuarit dhe veprat e mira” (në gjuhen maqedone) e përgatitur Hasan Xhilo.
“Pse është krijuar njeriu” (në gjuhen turke), e përgatitur nga Nizam Reshit, etj.

Kujdesë: Në kohë të fundit është bërë dukuri që të botohen takvime nga subjekte dhe sekte të ndryshme nga vendi dhe nga jashtë. Takvimet e këtilla jo vetëm që kohët e namazeve i kanë gabim duke u dalluar nga kohët e namazeve të përfshira në Takvimin e BFI-së, por edhe përçojnë qëllimet e sekteve, për të devijuar besimtarët e vërtetë nga besimi i drejtë islam.
Po ashtu, përmes formës elektronike, si zakonisht nëpër celular zbritën kohët e namazeve që nuk janë të sakta, ndërkaq, dihet se falja e namazit para kohe është e pavlefshëme. Apelojmë xhematët që të mos përdor takvime të këtilla të dyshimta, marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e namazeve.

Shërbimi për informim i BFI-së të RMV

Comments are closed.