Takimi me imamët e diasporës

Të hënën më 25.07.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në takimin që u realizua në Shkollën e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” – Shkup me imamët dhe kryetarët e Bashkësive dhe Qendrave islame të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Skandinavisë, etj.
Në këtë eveniment, prezent ishin Kryetari i KMSHZ H. Hfz. Mehas ef Alija, Kryeyari i Komunitetit të Bashkësive islame të Austrisë, H. Vahidin Beluli, Kryetari i Kuvendit të BI së Austrisë Hafiz Emin Limani, imamë të qendrave islame në Diasporë, disa nga Muftitë e Muftinive të BFI e RMV, drejtorë të Sektorëve të Rijasetit të BFI, Drejtori i Medresesë Isa Beu – Shkup Prof. Ibrahim ef Idrizi, Drejtori për çështje fetare në BFI, Prof. Jusuf Zimeri, profesorë të Medresesë, etj. Takimin e koordinojë Drejtori për diasporë Dr. Selver Xhemaili.
Nē fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetare islame dhe synimet e saja në të ardhmen.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe H. Hfz Mehas Alija dhe H. Vahidin Beluli, të cilët falënderuan për takimin dhe informuan për punët që bëhen në organizimin e jetës fetare në Diasporë. Pastaj vazhdoi takimi me ndarjen e mirënjohjeve përfaqësuesve të jetës fetare për kontributin e dhënë në Kurbanë dhe aktivitete tjera. Më në fund në shenjë respekti u shtrua darkë solemne për të gjithë të pranishmit.

Comments are closed.