TAKIMI MBRESËLËNËS ME DR. MUHAMMED EL METRUDI
TAKIMI MBRESËLËNËS ME DR. MUHAMMED EL METRUDI
Delegacioni i lartë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili në përbërjen e tij ka Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetain së bashku me muftinjtë dhe disa nga stafi drejtues në Rijasetin e BFI së bashku me Prodekanin e FSHI, pati shumë takime dhe vizita në udhëtimin zyrtar në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Një nga vizitat më mbresëlënëse ishte edhe ajo me Dr. Muhammed El Metrudi, profesor në Univetsitetin ” King Saud” në Rijad, si dhe afarist dhe donator i mirënjohur i cili delegacionit të BFI i bëri një pritje madhështore e vëllazërore.
Me Dr. Muhammed El Metrudi, kryesia e BFI pati mundësinë dhe kënaqësinë që të bisedojnë rreth veprimtarisë së tij shkencore dhe afariste si dhe ndihmën që po e jep anembanë Botës, gjithandej ku ka nevojë.
Me të u bisedua edhe për zhvillimet e jetës fetare në Ballkan, e në veçanti për zhvillimin e jetës fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Bashkësia Fetare Islame.
Dr. Muhammed El Metrudi mbeti i kënaqur nga të dhënat që mori nga delegacioni i BFI e posaçërisht nga përbërja e këtij delegacioni prej 16 anëtarëve në të cilin bëjnë pjesë: Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit H Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Prespës H. Xhunejd ef. Jashar, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim Iseni, Prodekani i FSHI Dr. Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit për Diasporë pranë Rijasetit të BFI Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Drejtori i Sektorit për mardhënie me botën Arabe në Rijasetin e BFI, H. Ismet ef. Ademi, të cilët me kënaqësi pranuan ftesën e tij.
Takimi me të zgjati disa orë dhe ishte mjaft mbresëlënës, ku u bisedua gjerë e gjatë për shumë përvoja të ndërsjella dhe prej ku u morën mjaft ide dhe frymëzime për një veprimtari më efikase në interes të institucionit Fetar Islam – BFI dhe besimtarëve në përgjithësi. Zoti e bekoftë nikoqirin e nderuar.
Comments are closed.