TAKIMI KONSULTATIV ME KRYESINË E HAXHIT 2022/1443

Mē 03.08.2022 – e mërkurë, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai konvokoi mbledhje konsultative me Kryesinë e Haxhit 2022 dhe koordinatorëve në krye me Kryetarin e Kryesisë së Haxhit H. Abedin ef. Imerin, ku gjerësisht u analizuan të gjitha aktivitetet për kryerjen e haxhit.
U bë një bisedë e hapur, konstruktive dhe mbi të gjitha Kryetari i BFI të RMV u informua në detaje me rrjedhën e kryerjes së Haxhit të këtij viti, ku në të njëjtën kohë u dhanë këto mendime:
1. Parapërgatitjet për në haxh kanë qenë me një përkushtim të nivelit të lartë nga të gjitha organet e BFI duke filluar nga Rijaseti e deri te Myftinitë;
2. Udhëtimi i haxhinjëve është realizuar në mënyrën më precize nga Aeroporti i Shkupit e deri në Xhidde të Arabisë Saudite, si gjatë shkuarjes, poashtu edhe gjatë kthimit, falë precizitetit të Agjencionit “Freebird” ;
3. Kushtet gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medinë kanë qenë të një standardi të mirëfilltë duke ju ofruar haxhinjve haxh sa më komod dhe të rehatshëm;
4. Udhëheqësia, koordinatorët dhe udhëheqësit e grupeve bashkë me ekipin mjekësorë kanë qenë në krye të detyrës;
5. Rrjedhat administrative në vendet e shenjta kanë ecur me përpikëri dhe precizitetin më të madh;
6. Disiplina e haxhinjve ka qenë plotësisht në përputhshmëri të plotë me programin e hartuar nga Kryesia e Haxhit;
7. Disponimi i haxhinjëve si gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, poashtu edhe gjatë kthimit ka qenë i nivelit të lartë;
8. Përcjellja dhe pritja e haxhinjëve në aeroportin e Shkupit nga komisioni i BFI në krye me Reisul Ulemanë dhe bashkëpunëtorët e tij, myftinjtë, etj, vërtetë ka qenë i mirë dhe në shërbim të haxhinjve dhe ka qenë mbresëlënës tek hanxhinjtë dhe familjet e tyre;
10. Përgjegjësit e Aeroportit treguan respektin dhe nivelin e lartë profesional duke treguar vetëdije të lartë si ndaj haxhinjëve, poashtu edhe ndaj eprorëve të BFI e RMV;
9. U dhanë edhe sugjerime konstruktive nga kryesia për një haxh edhe më të mirë në të ardhmen;
10. Në këtë mbledhje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu falënderime të përzemërta haxhinjve, imamëve, muftinive në krye më Myftinjtë, sektorëve të Rijasetit, e në veçanti Kryesisë së Haxhit duke uruar shëndet të plotë dhe suksese të reja në jetën e tyre,
11. Të gjithë hanxhinjve u uruan kryerjen e Haxhit dhe u falënderuan për vetëdijen dhe disiplinën e nivelit të lartë që kanë treguar gjatë plotë 25 ditëve qëndrimi në vendet e shenjta.
12. Mbetet t’i qasemi edhe njëherë në mënyrë më serioze haxhit në mbledhjen e rregullt të Rijasetit të BFI që do të mbahet në të ardhmen menjëherë pas përfundimit të pushimeve.
13. Allahu Fuqiplotë të gjithë faktorët brenda dhe jashtë BFI e RMV për kontributin e dhënë në organizimin e këtij obligimi të madh hyjnor, siç është kushti i pestë islam – Haxhi, t’Ju jep shëndet, jetë të gjatë dhe çdo të mirë në jetë.

Comments are closed.