TAKIMI I SHURASË EORO-AZIATIKE NË BRUKSEL

molla-sula
Në organizim të Sekretariatit të Shurës Euro-Aziatike pran Dijanetit të Turqisë, më 13-14 Мај 2014 në kryeqytetin e Belgjikës dhe Bashkimit Europian në Bruksel u mbajt takimi i liderëve të bashkësive islame të Evropës në temë: “Uniteti në diversitet-dhe kërkimi së bashku i të ardhmes në Europë”.

Në këtë takim me fjalime u paraqiten të gjithë liderët e bashkësive islame dhe studjues nga akademi të ndryshme islame.

konference ne Bruksel 13-14 maj 2014

Kryetari i Dijanetit të Turqisë në fjalën e tij mes tjerash theksoi se: “ Europa ndaj Islamit do të mund të ket një vështrim real, mu atëherë ajo do të mund ta mposht fobinë që ngerthen ne vetvete. Është e vërtete se në rast se islamofobia shndërrohet në politikë dhe strategji gjenerale, atëherë bëhet shumë rrezik për mbarë njerëzimin, ngase në rast kur fobia bëhet strategji, ajo pashmangshëm shkakton urrejtje, kundërshtim, diskriminim dhe ballafaqim. Derisa shtetet europiane nuk e vërejnë këtë të vërtetë, do jet shumë rëndë që të mposhten këto barrier dhe rëndë se do arrihet të zgjidhen problemet e ndërsjella. Si çdo fobi, ashtu edhe islamofobia është irracionale, një rreth magjik dhe pa opcion për zgjidhjen e problemeve. Sëkëndejmi, kur të arrin Europa ta mbasht frikën e vet ndaj Islamit, të gjitha ]ështjet do të kenë rrjedhë pozitive.”

molla-sula2

Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi gjatë fjalimit të tij vuri në dukje faktin se në kohë kur Europa e cila është mes kërkimit apo formimit të një identiteti të ri dhe realitetit të pranisë së Islamit në Europë vetvetiu imponohen çështje që duhet të ndërrmerren nga institucionet islame në Europë. Ai mes tjerash tha: “E kemi patjetër që institucioneve europiane tu drejtohemi me kërkesat tona, por ngritja e fjalës së myslimanëve të Europësnuk mund të ngritet pa unifikimin e zërit të tyre, kjo nuk mund të ndodh përderisa institucionet fetare islame nuk bashkohen. Unë nuk mund të flasë në këtë temë derisa nuk di se kush më përfaqësuan mua, dhe në të vërtetë, a jemi ne të gatshëm të bijmë në ujdi lidhur me këtë!”

Konferenca u mbyll më 14.05.2014 me një Dekleratë mbi ardhmërinë e përbashkët në Europë si dhe shprehën ngushëllime lidhur me tragjedinë në Soma ku humbën jetën qindra minatorë, dhe së bashku iu lutën Zotit për rahmet dhe durim ndaj të afërmeve të tyre.

molla-sula3

Gjatë qëndrimit të Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi në Bruksel, krahas aktiviteteve gjatë Konferencës, u zhvilluan edhe disa aktivitete dhe takime me imamët h. Nuhi Shaqiri dhe h. Tasim Ramadani dhe aktivistë tanë në Bruksel. Kurse më 16.05.2014 Reis ul Ulema para namazit të Xhumasë, në Xhaminë Besimi mbajti një ligjeratë ku mes tjerash njoftoi lidhur me zhvillimet në BFI dhe institucionet e saja, i inkurajoi për aktivitetet e shumta që kishin në Bruksel duke porositur që ndaj atyre që me respekt sillen ndaj të drejtave të tyre fetare të sillen me respekt dhe me një bashkpunim sa më të mirë të vazhdojnë edhe më tutje në zhvillimin e jetës së tyre atje, pa harruar t’i falenderon edhe për kontributin e tyre të pamohueshëm që ata e japin në të gjitha sferat e jetës në vendin tonë, krejt në fund çmoi lartë punën e imamëve dhe përgjegjësve të xhemateve atje për të gjitha, si dhe për mikpritjen e tyre të madhe duke e lutur Allahun fuqiplotë që tu ndihmon në jetë dhe t’i shpërblen ne botën e amshueshme.

Comments are closed.