Takim:ef. Rexhepi dhe Altepe

Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në selin e Bashkësisë Fetare Islame realizoi takim me Kryetarin e Bursës së Turqisë, z.Altepe.
Në këtë takim Reisi i shprehu mirëseardhje miqësore dhe falënderime të sinqerta për vizitën që ia bënë institucionit të BFI. Kreu i BFI-së, prefektin e Bursës, z. Altepe e njoftoi me aktivitetet e institucionit dhe organizimin e jetës fetare islame këtu në Maqedoni.
Mes tjerash ai iu falënderua prefektit për ndimën materiale të deri më tanishme të ofruar për rindërtimin dhe restaurimin e disa xhamive në Shkup mes tyre Kebir Mehmet Çelebi, xhamia Hatunxhuk, për murin e xhamisë Isa- Beu, murin e xhamisë Is’hak beu gjegjësisht të xhamisë së Allaxhës dhe për xhaminë Arasta.
dsc03621
Në anën tjetër z. Altepe falënderoi Reis Ulemanë për mikëpritjen e tij, duke theksuar se Komuna e Bursës do të jetë gjithnjë e gatshme të ndihmon BFI kur janë në pyetje objektet fetare islame, ndërsa me theks të veçantë objektet  që i takojnë periudhës Osmane në Ballkan gjegjësisht këtu në Maqedoni.
Gjithashtu, z. Altepe theksoi se deri në fund do të përkrah aktivitetet e BFI në krye me H. Sulejman ef. Rexhepi për mbrojtjen e vlerave islame në mënyrë tradicionale të kultivuara në këto hapsira, duke ritheksuar se bashkëpunimi do të jetë tejet i madhë edhe në këtë drejtim.

Comments are closed.