Takim: Reis ul Ulema dhe Wohlers

Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë këtij takimi Reis Ulema i prezentoi një letërnjoftim të BFI-së dhe institucioneve të saj edukativo- shkencore, mbi zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare islame në vend dhe diasporë, për qendrat shqiptaro- islame në SHBA, bashkëpunimi institucional mes BFI dhe ambasadës amerikane në Shkup.
H. Sulejman ef. Rexhepi gjithashtu e njoftoi, z. Wohlers, për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion në kontinuitet, për punën e pronës së BFI-së, se procesi i denacionalizimit është duke u zvarritur dhe se kthimi i pronës hasë në probleme, gjithashtu vlenë të theksojmë se nuk e la në haresë rindërtimin e xhamisë Burmali, Çarshi xhamisë në Prilep, dhe gjitha xhamitë për të cilat BFI nuk do të dorëzohet përderi sa nuk i rindërton. Mes tjerash në këtë takim u bisedua për liritë fetare dhe dialogun ndërfetar në këtë shtet multikonfesional dhe multikulturor, duke shpalos edhe raportin e State Departamentit Amerikan, ku flitet qartë për diskriminimin fetar që ekziston në R.M.
Në anën tjetër, ambasador i SHBA-ve në Shkup, z. Paul D. Wohlers shprehi falënderime dhe mirënjohje për pritjen që i bëri kreu i BFI-së. Ai theksoi se edhe më tej do të vazhdojë bashkëpunimin me BFI-në, por duke nënvizuar se raportet e mira dhe të fuqishme që kanë ambasada amerikane në Shkup me Bashkësinë Fetare Islame edhe më tej do të jenë të këtij niveli. z. Wohlers theksoi se e gjithë ajo që është premtuar nga ambasadorët e mëparshëm, lidhur me xhaminë e Lazhecit dhe Çarshi xhamisë në Prilep do të realizohen.

1 2

Comments are closed.