Takim: Reis ul Ulema dhe Hengst

Në zyret e selisë së BFI-së, Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi takoi kryetarin e bordit drejtues të kompanis energjetike austriake, EVN,z. Verner Hengst. Në këtë takim ef. Rexhepi e njoftoi për prezencën tonë si komunitet gjegjësisht xhematë nga Maqedonia në Austri, fakt i cili ka detyruar BFI që të themeloi një qendër kulturo-islame në Vienë. Ef. Rexhepi theksoi bashkëpunimin e fuqishëm që ka ky institucion me shtetit si dhe me organet kompetente Austriake, për të cilin bashkëpunim falënderoi institucionet e këtij shteti.

Gjithashtu gjatë këtij takimi potencoi edhe bashkëpunimin që ka institucioni shkencor i BFI-së, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup me Universitetin e Vienës, ku në frymën e bashkëpunimit në FSHI sipas planprogramit prej gjuhëve të huaja kemi përcaktuar gjuhën gjermane. Me këtë hap kemi për qëllim që të gjithë studentët dhe të diplomuarit që mësojnë këtë gjuhë do të shërbejnë në të gjitha vendet ku flitet gjermanishtja qoft në Austri, Gjermani etj.

hengst

Nga ana tjetër në frymën e bashkëpunimit me EVN në Maqedoni e informoi mysafirin se mesazhet tona permanente janë që ato të jenë korrekt ndaj kompanisë energjetike. Hengst gjithashtu u njoftua për bashkëpunimin e deri tanishëm në të gjitha sferat sidomos edhe në fushën e Humanitetit që EVN bashkëvepron me OH Hilal. Me rastin e daljes nga botimi i Nr. I të buletinit nga OH Hilal falënderuam për pjesëmmarrjen e tyre për sponzorizimin e këtij buletini, a njëherit musafirin e lartë e njoftuam se buletini do të përkthehet edhe në gjuhën angleze, andaj llogarisim në përkrahjen e tyre materiale, projekt i cili u bëri përshtypje shumë të madhe dhe njëherit zgjoj kureshtje për një kooperim të mëtutjeshëm. Në anën tjetër z. Hangst njoftoi Reis ul Ulema për të gjitha aktivitetet që i ushtron EVN me menaxhimin e rrymës elektrike, njëherit ishte falënderues edhe për bashkëpunimin tonë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të kemi partneritet në të gjitha segmente që do t’i kërkon nevoja.

Comments are closed.