Ngjarjet e fundit në Strugë dhe rrethinë ku u shënuan incidente të rënda me karakter ndëretnik dhe ndërfetarë kanë qenë shkak i takimit të zhvilluar sot ( e enjte) në selin e Bashkësisë Fetare Islame në mes Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Arben Çejku.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngjarjet që shkaktuan tensione në vend gjegjësisht në Vevçani dhe Llabunishtë, me çrast gjatë këtij takimi u ndanë të njëjtët mendime se askush s`duhet të ngacmojë ndjenjat fetare dhe të provokojë bashkëjetesën në Maqedoni. Por se në situata të tilla të gjithë faktorët duhet të jenë të unifikuar dhe të kontribuojnë për të ndihmuar agjendën e Maqedonisë e cila është agjendë e harmonisë fetare, e marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe agjendë e integrimit euro-atlantik”.
Ambasadori, Çejku gjithashtu ka shprehur vlerësim të lartë për veprimin institucional që kanë pasur dy bashkësitë më të mëdha fetare ajo Islame dhe ortodokse, duke i dënuar incidentet e fundit në Vevçani dhe Llabunishtë.
Comments are closed.