[:al]Më 29.03.2019 në Disseldorf-Gjermani, kryesinë e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani të udhëhequr nga Mensur ef. Halili e vizitoi një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të RMV i përbërë nga Shaqir ef. Fetahu-mufti i Muftinisë së Gostivarit dhe Dr. Selver Xhemaili-drejtorë në sektorin për diasporë pranë BFI.
Takimi u zhvillua me kryesinë e UBISHGJ ku u bisedua për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë në lidhje me organizimin dh zhvillimin e jetës fetare në Gjermani dhe në Vendëlindje. Në veçanti biseda u përqëndrua mbi zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe fetar në RMV. Dy palët u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm duke shprehur dëshirë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër në të ardhmen.
Takim pune me kryesinë e UBISHGJ
Next Post
Comments are closed.