[:al]Takim i minsitrit Spasovski me liderët e bashkësive fetare: Ose dënim për përpjekjet për të krijuar mosdurim, ose urejtje fetare mes qytetarëve[:]

[:al]Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski, sot kishte një takim me prijësit e bashkësive fetare: z.z. Stefan- prijës i Kishës ortodokse maqedone- arqipeshkvija e Ohrit, Haxhi Sulejman efendi Rexhepin- prijës I Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Peshkopin e Shkupti dhe egzark apostolik në  Maqedoni Kiro Stojanov, Emill Zaev, kryetar i kishës Evangjeliste-metodiste dhe Berta Romano – Nikoliq, kryetare e komunitetit Hebraik në Maqedoni.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare u falenderuan për nisiativën e ministrit Spasovski për organizimin e një takimi të këtillë, duke theksuar se ky është takimi i parë i këtillë me një ministër të punëve të brendshme dhe se takimet e këtij lloji do jenë të nevojshme edhe në të ardhmen, me qëllim të reagimit të përbashkët ndaj përpjekjeve eventuale të keqpërdorimit të fesë.

Në këtë takim u theksua se tolerance fetare dhe respektimi i diversiteteve  janë principe që duhet të kultivohen në një shoqëri multikulturore dhe multikonfesionale siç është kjo e jona. Udhëheqësit  e bashkësive fetare i dënuan të gjitha përpjekjet për krijim të mosdurimit dhe urejtjes fetare mes qytetarëve, me ç rast u përmendën ngjarjet e paradokohshme siç ishte dhunimi i varezave në fshatin Luboten dhe keqpërdorimi i fëmijëve në një çerdhe private për fëmijë parashkollorë.

Ministri Spasovski theksoi se policia, në suaza të ingerencave të veta ligjore në mënyrë të pakushtëzuar do të pengojë të gjitha përpjekjet për nxitje të urejtjes fetare dhe të jotolerancës, duke iu kundërvënë të gjitha formave të ekstremizmit. Ai i informoi prijësit fetarë  se në mënyrë intensive po punohet për zbardhjen e rasteve të cilat e shqetësuan opinionin dhe se qytetarët do njohtohen në mënyrë transparente lidhur me ato raste. Njëkohësisht, Spasovski theksoi se MPB ,mbetet e hapur për çdo lloj inisiative , bashkëpunim ose aktivitete të përbashkëta në lëmin e veprimit preventiv.

[maxgallery id=”6991″][:]

Comments are closed.