TAKIM ME PROFESORESHËN E TEOLOGJISË ZNJ. INES MURZAKU

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdilkerim ef. Iseni, të enjten më 26 maj, 2022, vizituam Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ku u mirëpritën nga drejtori Dr. Skender Asani dhe stafi i ITShKSh-së.
Kënaqësia e këtij takimi ishte prania e profesoreshës së teologjisë, Ines Murzaku, nga Universiteti “Seton Hall” ic Nju Xhersit të SHBA-ve, e cila qëndron në vendin tonë me programin “US Fulbright Program” të SHBA-së.
ITShKSh është një institucion shkencor që është mirë i pozicionuar mes institucioneve tjera dhe që njihet për organizimin e një sërë manifestimeve të mëdha vendase dhe ndërkombëtare që për fokus të interesimit kanë ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve.

Comments are closed.