TAKIM ME MINSTRIN E VAKFIT TË EGJIPTIT ME RASTIN E NDARJES SË LIBRIT TË TIJ TË RI
Gjatë vizitës së tij në konferencën në Abu Dhabi, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef, Fetai pati një takim vëllazërore dhe shumë të ngrohtë me Ministrin e Vakfit të Egjiptit Prof. Dr. Muhamed Muhtar Xhum’ah, i cili në një ambient impozant i dhuroi librin e ri të tij me titull ” El xhahilijjeh ves sahveh”(Injoranca dhe rizgjimi).
Ministri i Xhum’ah tashmë është një personalitet i madh në jetën fetare dhe shkencore me reputacion të një kontribuuesi të madh në konferenca dhe simpoziume fetaro shkencore si dhe në aktivitetin e shkrimeve të shumta në sferat të ndryshme të Islamit.
Fjalimi i tij në këtë Konferencë shtoi një përshtypje të veçantë dhe i dha vulën këtij tubimi të madh shkencor.
Reisul Ulemaja në emër të BFI u është mirënjohës për ftesën që e bëri organizatori i Konferencës për të marr pjesë në ndarjen e librit të ri të Ministrit Prof Dr. Muhamed Muhtar Xhum’ah. Zoti e bekoftë.
Next Post
Comments are closed.