Takim me kryesinë e Kuvendit të BFI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 10.11.2022 pati një takim konsultativ me udhëheqësinë e re të Kuvendit të BFI e RMV me qëllim të përgatitjes së mbledhjes së ardhshme të Kuvendit të BFI e RMV.
Prezent në këtë takim pune ishin: Z. Nesib Demiri – Kryetar, Z. Amir Ahmeti – nënkryetar, Z. Nurten Zekirovski- nënkryetar dhe Zuhri Vejseli – Sekretar. U bisedua rreth kompetencave dhe detyrave të Kuvendin të BFI dhe pas përgatitjes së materialit të aktiviteteve dhe rezultateve të të gjitha organeve të BFI e RMV me çka edhe do të konvokojë mbledhje të rregullt.
Me këtë rast. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu kryesisë së Kuvendit urime për zgjedhjen e tyre në këto funksione të rëndësishme dhe me përgjegjësi. Zoti i bekoftë me suksese të reja.

Comments are closed.