Takim me gazetarë

Të premten, më 28.10.2022, Kryetari i BFI i RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim Z. Donat Syla, krijues digjital me punë në SHBA, Z. Ferik Veliu, pronar i Televizionit nacional Alsat M dhe Z. Bul Saliu, gazetar.
Së pari Reisul Ulemaja u shprehu mirëseardhje mysafirëve, e më pas biseduan për çështje të ndryshme si dhe bashkpunimin e ndërsjellë në mes Bashkësisë Fetare islame dhe bashkatdhetarëve tanë në SHBA.
Z. Donat Syla planifikon një vizitë Kosovës me një delegacioni me përbërje kryesisht imamë dhe personalitete të sferave të ndryshme ku e kishte paraparë edhe vizitën e BFI dhe institucioneve tona fetare dhe më gjërë.
Me kënaqësi u pranua agjenda e tij dhe u vendos që të jemi në shërbim të saj për një pritje të nivelit të lartë ku edhe për ne do të jetë një kënaqësi e veçantë.
Mysafiri jonë ishte i udhëhequr nga Z. Ferik Veliu, pronar i Televizionit Alsat M, televizon ky që bëri revolucion në hapsirën shqiptare dhe më gjërë në botë. Kjo shtëpi mediale inspiroi edhe shumë institucone tjera për njē zhvillim dhe kultivim të vlerave mediale që janë shtylla në hapsirat demokratike.
Falënderime për Z. Ferik për kontributin e dhënë e TV Alsat M në sfera të informimit medial si dhe në sferën e shpjegimit të fenomeneve religjioze, në veçanti në atë islam.
Kryetari i BFI me mysafirët biseduan edhe për shumë çështje tjera me rëndësi për kohën në të cilën jetojmë.

Comments are closed.